Lajme
Disa kantone shtrëngojnë detyrimin për maska në shkolla – Berna nis pushimet më herët
Pasditen e sotme Drejtoria Arsimore e Bernës njoftoi me email drejtorët e shkollave se pushimet e Krishtlindjeve do të fillojnë tri tri ditë më herët se zakonisht
Disa kantone po shtrëngojnë detyrimin për mbajtje të maskës në shkolla: Nga e premtja, maskat janë të detyrueshme në Obwalden nga klasa e 5-të dhe nga e hëna në Schwyz nga klasa e parë, si dhe për ofertat e strukturës ditore.
Kantoni i Cyrihut do të presë deri pas festave të Krishtlindjeve: Që atëherë, fëmijët në klasat 1 deri në 3 të shkollës fillore gjithashtu do të duhet të mbajnë maska, shkruan srf.ch
Kjo po bëhet nga shkaku se numrat e infeksioneve vazhdojnë të rriten, transmeton albinfo.ch. Ka pasur dukshëm më shumë infeksione Covid-19, vdekje, pranime në spital dhe pacientë në njësitë e kujdesit intensiv në lidhje me koronavirusin sesa në javën e kaluar. Kështu njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) për periudhën nga 29 nëntori deri më 5 dhjetor, pra javën e kaluar.
Dita e fundit e mësimit në shkollat fillore të Bernës këtë vit është e marta më 21 dhjetor. Pasditen e sotme Drejtoria Arsimore e Bernës njoftoi me email drejtorët e shkollave se pushimet e Krishtlindjeve do të fillojnë tri tri ditë më herët se zakonisht.
Autoritetet e Bernës në këtë mënyrë po reagojnë për situatën shqetësuese me Koronavirus në shkolla. Shifrat janë alarmuese. Vetëm gjatë tre javëve të fundit, çdo person i njëzetë i moshës 10 deri në 19 vjeç në kantonin e Bernës u infektua me koronavirus, pëercjell albinfo.ch. Praktikisht çdo komunë më e madhe në kanton është prekur tani nga një shpërthim.
Por kjo nuk po ndodh vetëm në kantonin e Bernës. Numri i rasteve në grupmoshat më të reja po rritet ndjeshëm në të gjithë Zvicrën. Incidenca javore (numri i rasteve për 100,000 banorë) për moshat 0 deri në 9 vjeç në të gjithë Zvicrën ishte 950, dhe për ato 10 deri në 19 vjeç madje 1470.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














