Shkurt.ch
Kantonet mund të hapin restorantet për ata që punojnë në ambiente të hapura
Qasje në këto kantina do të kenë vetëm punonjësit në sektorin e bujqësisë dhe ndërtimit, mjeshtrit dhe punonjësit e shërbimeve të montimi

Shumë njerëz që punojnë jashtë, për shjkak të koronavirusit aktualisht nuk kanë mundësinë për të ngrënë një shujtë të ngrohtë në mesditë.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka informuar sot kantonet për kushtet për autorizimin e restoranteve të kompanive për t`u mundësuar ushqimin këtyre njerëzve.
Kështu thuhet në një komunikatë për shtyp, të publikuar sot nga BAG, shkruan albinfo.ch.
Rregulloret parashikojnë në veçanti që restorantet mund të hapen për ndërmarrjet përkatëse nga ora 11 e paradites deri në orüen 14 pasdite gjatë javës.
Qasje në këto kantina do të kenë vetëm punonjësit në sektorin e bujqësisë dhe ndërtimit, mjeshtrit dhe punonjësit e shërbimeve të montimit.
Punëdhënësit duhet të deklarojnë paraprakisht punonjësit e tyre, dhe mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambientet e lokaleve, përveç në tryezë.
Rregullat e distancës duhet të respektohen dhe detajet e kontaktit të të gjithë personave duhet të regjistrohen.
Në fillim të shkurtit, Komisioni i Këshillit Kombëtar për Ekonominë kishte kërkuar nga Këshilli Federal lejimin e hapjes së restoranteve gjatë pushimit të drekës për njerëzit që punojnë në ambiente të hapura.
Kantonet që duan të autorizojnë restorantet e ndërmarrjeve për këta punëtorë, mund ta bëjnë këtë duke marrë një vendim të përgjithshëm për institucionet hotelierike. BAG ka hartuar rregulloret përkatëse në bashkëpunim me partnerët socialë.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor