Lajme
Kantonet kundërshtojnë planin stimulues të vaksinimit me para
Javën e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, njoftoi se për të inkurajuar më shumë njerëz që të vaksinohen, kuponë prej 50 frangash do t’i jepen kujtdo që bind një person tjetër të vaksinohet, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, disa kantone kanë kritikuar tashmë masën e propozuar.
Ndërsa ata pajtohen se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të rritur shkallën e vaksinimit në Zvicër, kjo nuk duhet të bëhet përmes “stimujve financiarë, por në bazë të konsideratave shoqërore dhe shëndetësore”, thanë autoritetet e Shën Gallenit.
Neuchâtel dhe Glarus gjithashtu e kundërshtojnë këtë masë.
“Për arsye etike dhe praktike, ne refuzojmë me forcë çdo pagesë për një akt shëndetësor”, vuri në dukje qeveria e Neuchâtel. “Do të krijonte një precedent shumë problematik, i cili mund të hapte derën për komercializimin e dhurimit të organeve, dhurimeve të gjakut etj.”
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














