Lajme
Kantonet kanë nisur dënimet e para të shkelësve të karantinës
Që nga 6 korriku, karantina është e detyrueshme pas hyrjes nga vendet e "listës së rrezikut" për koronavirus. Tashmë janë kapur shkelësit e parë
Kantonet kanë kapur shkelësit ose anashkaluesit e parë të karantinës, pasi kanë kontrolluar listat e pasagjerëve në aeroporte.
Sipas një hulumtimi të bërë nga “SonntagsBlick”, autoritetet në kantonet si: Glarus, Graubünden, Obwalden, Solothurn, Zug dhe Cyrih kanë raportuan deri në 10 persona që kanë hyrë në Zvicër nga vendet e rrezikut por duke anashkaluar karantinën.
Shuma e gjobës për ta nuk është përcaktuar ende pasi që procedimet e rasteve përkatëse janë në vazhdim, transmeton albinfo.ch. Kontrollet e të dyshuarve bëhen përmes telefonit dhe postës elektronike. Por, gjithashtu ndiqen edhe informacionet që rrjedhin nga popullata.
Të gjithë atyre që tregohen të pabindur do t’u dërgohet një urdhër karantinë nga zyra e mjekut kantonal, thuhet në raport, përcjell albinfo.ch. Shumica e kantoneve u janë qasur “diplomatikisht” rasteve të dyshuara, për shembull përmes letrave të dërguara nga autoritetet ose përmes kontrolleve të policisë.
Sipas Ligjit për epidemitë, kushdo që shmang karantinën mund të dënohet me gjobë, maksimumi 10,000 franga, ndërsa në raste pakujdesie, me gjobë deri në 5000 franga.
Kantonet janë përgjegjës për ndjekjen penale.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












