Lajme
Kantonet frankofone ndjehen të tradhtuara, refuzojnë masat e reja
"Kjo ishte një shuplakë në fytyrë, ne goditemi pa të drejtë", thotë drejtori i ekonomisë në Kantonin e Freiburgut Olivier Curty
Mbretëron një mungesë e madhe mirëkuptimi në Zvicrën frankofone për masat e reja, të planifikuara nga Këshilli Federal.
“Kjo ishte një shuplakë në fytyrë, ne goditemi pa të drejtë”, thotë drejtori i ekonomisë në Kantonin e Freiburgut Olivier Curty për SRF.
Freiburgu, sikur shumica e kantoneve frankofone kishte marrë masa të rrepta duke mbyllur edhe restorantet, transmeton albinfo.ch. Dhe pikërisht tani, kur restorantet e para mund të hapeshin përsëri, po kërkohet të hynë në fuqi kufizimet në të gjithë vendin.
“Së bashku me kantonet tjera të Zvicrës perëndimore, ne jemi marrë vesh t’i përgjigjemi Këshillit Federal se nuk jemi dakord me masat” ka shtuar Curty.
Së bashku ata do të kërkojnë përjashtime nga Këshilli Federal për Zvicrën frëngjishtfolëse, përcjell albinfo.ch. “Duke qenë se numrat e riprodhimit tek ne janë nën një, nuk duhet t`u nënshtrohemi udhëzimeve strikte”, thotë Olivier Curty.
Ai ka njëfarë mirëkuptimi për masat e planifikuara nga Këshilli Federal, por popullsia dhe ekonomia e Freiburgut tani kanë merituar një relaksim, është shprehur ai. “Ne po luftojmë për të siguruar që masat e Këshillit Federal të mos zbatohen në këtë mënyrë.”
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










