Lajme
Kantonet do të vendosin nëse shkollat do të fillojnë punën më 11 maj
Vendimi përfundimtar mbetet në kompetenca të kantoneve, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Këshilli Federal
Në shkollat fillore dhe sekondare, mësimi mund të rifillojë më 11 maj. Por vendimi përfundimtar mbetet në kompetenca të kantoneve, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Këshilli Federal.
Qeveria po ashtu ka vendosur që gjimnazet kantonale këtë vit duhet të heqin dorë nga provimi me shkrim i maturës. Por, edhe në këtë pikë, vendimi përfundimtar u mbetet kantoneve, transmeton albinfo.ch. Madje, kantoneve u mbetet në përgjegjësi nëse do të heqin dorë nga provimet me gojë ose jo.
Ato kantone që heqin dorë nga provimet me shkrim, do ta zëvendësojnë këtë përmes notave të bëra mbi bazë të përvojës, përcjell albinfo.ch. Shkollat e larta (universitetet) do të duhet të njohin dëshmitë përkatëse, edhe nëse ato janë dhënë pa ju nënshtruar nxënësit provimeve me shkrim.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













