Lajme
Kanë rënë investimet e huaja në Kosovë
Zyrtarë të Agjencisë për Promovimin e Investimeve për rënien e interesimit të investuesve të huaj fajësojnë krizën ekonomike globale
Drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Mustafë Hasani, ka theksuar se vazhdimisht është punuar për tërheqjen e investimeve, me anë të vizitave, promocioneve dhe panaireve të ndryshme në vende të Evropës, dhe sipas tij tashmë po vërehen edhe rezultatet pozitive.
Ndryshe nga raporti i Bankës Botërore, ku thuhet se gjatë vitit 2010 investimet e huaja në Kosovë kanë qenë 265 milionë euro, Hasani thotë se investimet në vitin 2010 kanë qenë 314 milionë.
Por, ekspert të ekonomisë vlerësojnë se nuk është bërë sa duhet për tërheqjen e investitorëve të huaj.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, konsideron se rënia e vazhdueshme e investimeve të huaja vjen si rezultat mungesave të politikave investuese, tregtare dhe fiskale.
Ai ka deklaruar se edhe ato investime që kanë ndodhur kanë qenë si rezultat i procesit të privatizimit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












