Lajme
Kandidatja shqiptare, në zgjedhjet lokale në Danimarkë
Bëhet e ditur se shqiptarja Arbresha Useni ka shpallur kandidimin e saj në zgjedhjet lokale të Danimarkës, të cilat mbahen më 16 nëntor 2021, në 98 komuna, transmeton albinfo.ch.
Ajo do të kandidojë në zgjedhjet lokale në Rodovre, në Partinë Social Demokrate.
Vlen të theksohet se ajo ka lindur në Danimarkë, është shkolluar atje, duke kryer Master në Business Management dhe tani është udhëheqëse e Departamentit të kontabilitetit financiar në një korporatë fin-tech.
“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të gjithë banorët. Gjithcka që ndodh në Komunë, unë ndihem shumë e përfshirë dhe sigurisht kjo komunë përfshin edhe shumë bashkatdhetarë shqiptarë. Unë kandidoj për këtë parti, sepse mendoj se gjeneratës sime i shkon për shtat ideologjia e kësaj partie. DNA-ja e Danimarkës në thelb është e ndërtuar mbi ideologjinë socialdemokrate. Danimarka është e njohur për një shoqëri të barbartë, ku dallimi midis të varfërve dhe të pasurve është shumë i vogël. Një shoqëri e mirëqenë është ajo ku të fortët u japin dorë atyre që kanë nevojë për ndihmë. Edhe pse politika nuk ka qenë në synimet e mia, mendoj se çdokush është i lindur për t’u marrë me politikë”, shprehet Arbresha për mediat në Danimarkë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











