Lajme

Kandidati shqiptar për në Kongresin Amerikan

Vedat Gashi është kandidati shqiptar për në Kongresin Amerikan, i cili ka realizuar takim me komunitetin shqiptar në Michigan, përcjell albinfo.ch.

Ky takim është mbështetur edhe nga shoqata “Jehona e Malësisë”. Ligjvënësi i Kontesë Westchester është vendosur me familjen në SHBA kur ishte vetëm 4 vjeç, më 1982. Ai ka jetuar në Bronx dhe më vonë në York town, ku edhe është rritur e jeton edhe sot e kësaj dite.

I zgjedhur dy herë radhazi në Bordin e Ligjvënësve në Westchester, një zonë në veri të qytetit të New York-ut, ai është pjesë e një brezi të ri shqiptaro-amerikanësh që po provojnë me sukses fatin e tyre në politikë. /Albinfo.ch