Lajme
Kandidatët për Këshillin e Cyrihut, në mesin e tyre edhe Përparim Avdili

Më 8 mars të vitit 2026 qytetarët e Cyrihut do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Këshillit (Ekzekutivit) të Qytetit. Zgjedhjet do të shënojnë largimin nga skena politike të tre figurave kyçe: kryetares aktuale të bashkisë, Corine Mauch (SP), drejtorit të ndërtimit André Odermatt dhe drejtorit të shkollave dhe sporteve Filippo Leutenegger (FDP), shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë pesë nga anëtarët aktualë të ekzekutivit komunal, Simone Brander (SP), Daniel Leupi dhe Karin Rykart (Të Gjelbrit), Andreas Hauri (GLP) dhe Michael Baumer (FDP), do të kërkojnë rizgjedhjen, ndërsa një numër figurash të reja po synojnë të zënë vend në këtë trup drejtues.
Kandidatët kryesorë
SP, Partia Socialdemokrate
Céline Widmer (47), deputete në Këshillin Kombëtar dhe ish-anëtare e Këshillit Kantonal. Inxhiniere zëri dhe studiuese e shkencave politike, Widmer shihet si një nga figurat kryesore të së majtës.
Tobias Langenegger (40), ekonomist dhe anëtar i Këshillit Kantonal që nga viti 2015. Fokusin e ka te banesat e përballueshme dhe mbrojtja e qiramarrësve.
FDP, Liberalët e Lirë
Përparim Avdili (37), president i FDP-së së qytetit të Cyrihut, njëherësh asamblist nga kjo parti dhe ekspert financiar. Shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ai kërkon të bëhet anëtar dhe president i Këshillit të Qytetit.
Marita Verbali, sipërmarrëse në fushën e shëndetësisë dhe anëtare e këshillit bashkiak që nga viti 2023. Drejtoreshë strategjike në Spitalin e Qytetit të Cyrihut.
SVP, Partia Popullore Zvicerane
Ueli Bamert (45), drejtor komunikimi në sektorin e energjisë. Bamert synon jo vetëm hyrjen në këshill, por edhe postin e kryetarit të bashkisë. Partia e tij nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit për 34 vjet.
Të Gjelbrit
Balthasar Glättli (53), anëtar i Parlamentit të Zvicrës (Dhoma Nacionale) dhe ish-president i Partisë së Gjelbër. Aktivist i hershëm për drejtësinë klimatike dhe politikën e migracionit.
Mitte, Partia e Qendrës
Karin Weyermann, avokate dhe ish-anëtare e parlamentit. Synon kthimin e partisë Mitte në ekzekutivin komunal pas mungesës që nga viti 2018.
EVP, Partia Ungjillore Popullore (Evangelische Volkspartei)
Sandra Gallizzi (53), podiatriste dhe sipërmarrëse me përvojë në administratën kishtare dhe në këshillin bashkiak që nga viti 2023.
GLP, Liberalët e Gjelbër
Serap Kahriman (35), avokate dhe drejtuese e mbrojtjes së mjedisit në kantonin Schaffhausen. Anëtare e këshillit bashkiak që nga viti 2022.
AL, Lista Alternative
Tanja Maag (51), infermiere dhe zyrtare arsimi. Me përvojë në sektorin e shëndetësisë, ajo kërkon rikthimin e AL-së në këshill pas humbjes së vendit në vitin 2022.
Zgjedhjet e 8 marsit priten me interes të lartë, me një përbërje shumëngjyrëshe kandidatësh që reflekton diversitetin politik, shoqëror dhe kulturor të qytetit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit...
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz