Lajme

Kanada: Test negativ dhe karantinim 2-javor për secilin udhëtar

Pas ashpërsimit të masave anti-Covid në shumë vende të Evropës, edhe Kanadaja ka ndërmarrë masa të reja për udhëtarët që hyjnē në territorin e saj, raporton Albinfo.ch.

Qeveria kanadeze ka bërë të ditur që duke filluar nga data 7 janar secili udhëtar mbi moshën 5-vjeçare duhet të posedojë rezultatin negativ të testit anti-COVID 19, jo më të vjetër se 72 orë. Po ashtu, secili udhëtar pas arritjes në Kanada duhet të vetizolohet për 14 ditë, shkruan tutje Albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur konsulli i përgjithshēm i Kosovës në Kanada, Donat Syla. Ai u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë drejt Kanadasë që të respektojnë rregullat.

Njoftimi i plotë:

Lusim te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves qe do te udhetojne nga data 7 janar 2021 (e enjte) drejt Kanadase, qe te perfillin masat me te reja te ndermarra nga shteti kanadez per te luftuar perhapjen e virusit COVID 19.

Qeveria kanadeze permes nje njoftimi, informon te gjithe udhetaret te cilet deshirojne te fluturojne drejt Kanadase se duke filluar nga data 7 janar 2021:

– secili udhetare mbi moshen 5 vjeçare duhet te posedoje rezultatin negativ te testit anti COVID 19, jo me te vjeter se 72 ore;
– secili udhetare, pas arritjes ne Kanada duhet te vetizolohet per 14 dite;
– per planin e karantinimit (vetizolimit) udhetaret duhet qe ta perdorin aplikacionin ose webfaqen ArriveCAN (shih vegzen me poshte), ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor te karantinimit para hyrjes se Kanada.