Kosova
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, viziton Kosovën
Bëhet e ditur se kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, sot do të vizitojë Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Kancelari gjerman në orën 10:45 do të ketë takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
“Pas takimit, Kryeministri Kurti dhe Kancelari gjerman Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media”, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Ndryshe, tri janë temat në të cilat do të fokusohet kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij të premten e të shtunën në Kosovë, Serbi, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.
Kjo pasi RTK live ka pyetur të enjten Qeverinë e Gjermanisë, se cilat do të jenë temat të cilat do të jenë në agjendën e kancelarit Scholz, gjatë vizitës së tij në rajon.
Në Kosovë, në agjendë është një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it.
Ndryshe Kosova dhe Gjermania kanë bashkëpunim në të gjitha fushat.
Shumë biznese gjermane janë prezente në Kosovë.
Vitet e fundit është rritur bashkëpunimi dhe eksporti i prodhimeve nga Kosova për në Gjermani.
Sipas Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, raportet mes Gjermanisë dhe Kosovës janë duke u fuqizuar, nëse e krahasojmë vitin 2020 më vitin 2021, vërehet se ka një rritje prej 41 %.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












