Kosova
Kancelari i Austrisë: Disa shtete janë skeptike për vizat
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është shprehur se pa marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka stabilitet në rajon.
“Unë do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time që të ketë paqe në rajon. Ne përkrahim në shumë fusha Kosovën”, tha ai sot në një konferencë për media, raporton RTKlive.
Për vizat, Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, tha se ka disa shtete që janë skeptike.
“Pritjet e BE-së, janë në fushën për sundimin e ligjit. Prioritetet kryesore janë edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Edhe për ushtrinë kosovare jemi skeptike dhe duhet të ketë dialog, ne presim që në rajon të ketë stabilitet në rajon dhe jo destabilizim në rajon. Për shkëmbimin e territoreve qeveria e Austrisë pajtohet me secilin marrëveshje që është nga Kosova e Serbia”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Kosova po punon në rrugën e saj për NATO dhe BE.
“Austria e ka rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës”, tha ai. Sipas tij vizita e Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, do të jetë impuls për zhvillimin e rajonit.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











