Kosova
Kancelari austriak: Kosova nuk është vetëm
"Nëse kërcënohet do të reagohet shpejt"
Sot, kancelari i Austrisë, Karl Nehammar, ka thënë se shteti austriak dhe Kosova kanë një lidhje historike mes vete. Ai në konferencën për media ka folur për situatën në Ukrainë dhe për kërcënimet për një konflikt të mundshëm në Kosovë.
Kancelari Nehammar në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rusia ka sulmuar Ukrainën, dhe se në këtë situatë duhet shikuar për ndikimin që mund të ketë dhe si mund të ndihmojnë shtetet njëra tjetrën.
“Federata ruse e ka sulmuar Ukrainën dhe ne duhet të shohim për ndikimin që mund të ketë, dhe si mund të ndihmojmë njëri – tjetrin. Është e rëndësishmes që Austria të jetë urë-lidhëse me Bashkimin Evropian, ne kemi zhvilluar biseda se si mund ta përshpejtojmë procesin. Ne kemi lidhje historike njëri me tjetrin, dhe është e rëndësishme të jemi të lidhur edhe në të ardhmen. Austria paraqet kontingjentin më të madh jo të NATO-s që është në Kosovë. Është e rëndësishme që edhe Bosnja e Hercegovina edhe Kosova ta dinë se nuk janë vetëm, prandaj nëse ka kërcënime të dihet të reagohet shpejtë, këto nuk janë vetëm fjalë”, tha ai.
Kancelari austriak po ashtu ka thënë se është i gëzuar për bashkëpunimin që ka me Kosovën, duke thënë se pret që edhe Kurti ta vizitojë Austrinë.
Ndërsa, kryeministri Kurti ka pohuar se në takim me kancelarin austriak kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Austria ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë. Biseduam për marrëdhëniet tona, Qeveria jonë është e orientuar drejt reformave. Biseduam për situatën politike. Potencova rëndësinë për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës. Kërkova nga kancelari që të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave”, theksoi ai.
Kancelari austriak është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa gjatë ditës pritet ta takojë edhe presidenten Vjosa Osmani.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska Ambasada e Kosovës mirëpret artdashësit më 22 mars për një përjetim unik të artit bashkëkohor... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












