Bota
Kanadaja rrit numrin e emigrantëve deri në 50 për qind
Numri i emigrantëve në Kanada mund të rritet nga 300.000 aktualisht sa janë, në 450.000, raporton “CBC”.
Sipas kanalit televiziv, qeveria liberale e vendit së shpejti mund të marrë një vendim të këtillë. Supozohet se në pesë vjetët e ardhshme, nga 2017 deri në vitin 2021, në Kanada çdo vit do të mbërrijnë nga 450 mijë emigrantë.
Këta janë kryesisht emigrantë ekonomikë për shkak se vendi kërkon specialistë në fusha të ndryshme për të siguruar rritjen e ekonomisë nacionale. Ekspertët vërejnë se nisma pa dyshim ka nevojë për diskutim në sfondin e rritjes së papunësisë në mesin e kanadezëve të rinj.
Megjithatë, ata vënë në dukje se vendi ka nevojë për specialistë.
Në vitin 2016 Kanadaja ka pranuar 300.000 emigrantë, duke përfshirë 30.000 refugjatë sirianë.
Tradicionalisht në Kanada vijnë emigrantët nga Evropa Lindore, Lindja e Mesme, Azia, Afrika, Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










