Bota
Kanadaja në rrezik nga ngrohja globale
“Kanadaja po ngrohet me një ritëm dy herë më të shpejtë sesa pjesa tjetër e globit”, thuhet në studimin e fundit mbi ndryshimet mjedisore e ato klimatike.
Raporti qeveritar mbi klimën del në përfundimin se, ndryshimet tashmë janë të dukshme dhe se ato, për më tepër pritet të intensifikohen.
Ndikimi më i madh vërehet në Arktikun e Kanadasë. Ngrohja në këtë pjesë duket se do të vazhdojë me dyfishin e nivelit global të ngrohjes.
Parashikimet e zymta nuk mbarojnë me kaq. Sipas tyre, shumë nga efektet e vërejtura tashmë mund të jenë të pakthyeshme, transmeton “TCH”.
Temperatura mesatare vjetore e Kanadasë llogaritet të jetë rritur me rreth 1.7 gradë Celsius që nga viti 1948, kur nisën për herë të parë regjistrimet në mbarë vendin, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që përgjegjës për më shumë se gjysmën e kësaj ngrohjeje të jetë aktiviteti njerëzor.
Raporti u publikua pasi qeveria vendosi taksat e karbonit në 4 nga 10 provincat kanadeze, për shkak se nuk prezantuan planet e tyre për menaxhimin e ndryshimeve klimatike.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












