Lajme
Kampioni shqiptar pa nënshtetësi të Shqipërisë
Para çdo lufte ai ka ngritur flamurin kombëtar dhe ka dëgjuar himnin shqiptar, por kampioni i Evropës në boks, Nuri Seferi nuk ka nënshtetësinë shqiptare
Boksieri më i talentuar dhe më i suksesshëm aktualisht, Nuri Seferi i cili rimori titullin e kampionit të Evropës në kategorinë WBO, mbi 30 herë ka ngritur flamurin kuqezi në shtizë. Për herë të fundit ai u bë kampion, por ka një hendikep, sepse nuk ka nënshtetësinë e Shqipërisë.
Boksieri nga Gostivari pasi mundi me pikë hungarezin Tamas Lodin, u ribë kampion i Evropës në WBO. Para çdo lufte ai ka ngritur flamurin kombëtar dhe ka dëgjuar himnin shqiptar, por, 37 vjeçari ende nuk ka marrë përgjigje pozitive nga institucionet në Tiranë për t’u pajisur me nënshtetësinë shqiptare.
“Të jem i sinqertë kam bërë kërkesa, por fatkeqësisht kanë hasur në vesh të shurdhër dhe tani kam arritur të identifikohem si shtetas shqiptar në arenën ndërkombëtare, edhe pse nuk zotëroj pasaportën, edhe pse nuk më prish punë fare. Unë e bëj punën time, kam misionin tim, të ngre vlerat e kombit shqiptar, shtetit shqiptar”, thotë Seferi.
Kampioni i Evropës në karrierën e tij ka shënuar 36 fitore, 20 prej të cilave me nokaut. Shqiptari pa nënshtetësi shqiptare, siç raporton TCH, njihet në ringjet botërore me nofkën “Albanian Tyson”, ose ndryshe “Tajsoni shqiptar”.
“Këtë nofkë e kam marrë nga tifozët. Në fillim nuk më ka pëlqyer, por është e vërtetë që e majta është arma ime kryesore dhe ndoshta dyluftimi ka ngjashmëri”, shton Nuri Seferi.
Pas fitimit te titullit kampion, Seferi është pritur nga kreu i parlamentit Ilir Meta dhe Ministrja e Sportit Lindita Nikolla, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që ta mbështesin kampionin për të realizuar ëndrrën e tij, të zhvillojë një ndeshje të madhe në Tiranë.
“Besoj që këtë herë ka bërë më shumë jehonë dhe shpresoj që ndeshjen e radhës të madhe ta zhvilloj në Tiranë”, deklaron ai.
“Jemi ne që kemi nevojë për Nuriun, jo Nuriu për ne. Dëshira jonë e vetme do të ishte që të paktën ta kishim dhe këtu gjithë shqiptaria të festonte në Tiranë një fitore të tij”, thotë Gentian Rrugia, përfaqësues i Tifozëve Kuqezi.
Ndryshe, shqiptarët gjatë periudhës së fundit kanë pasur një plejadë të boksierëve të suksesshëm, që kanë lënë gjurmë edhe në arenën botërore. Pas Luan Krasniqit, i cili për disa vite ka qenë ndër boksierët më në zë në botë, në këtë art marcial janë dalluar edhe Elvis Muriqi, Kreshnik Qato, Sefer Seferi etj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja















