Kosova
Kampet Verore në BONEVET po bashkojnë Diasporën në një vend!
Diasporë, Kampet Verore në BONEVET po ju presin juve!
Pas muajve plot punë dhe angazhim, pushimi në atdhe bëhet më argëtues kur fëmijët bëhen pjesë e Kampeve Verore në BONEVET.
Këto kampe ju mundësojnë të krijoni shoqëri të re në vendlindje dhe të mësoni gjuhën shqipe, të eksploroni dhe të krijoni lojërat që ju pëlqejnë.
BONEVET mirëpret fëmijët nga Diaspora në tri qendra në Kosovë;
BONEVET Gjakova, BONEVET Prishtina dhe BONEVET Kaçanik.
Duke filluar nga 1 korriku deri më 30 gusht, të gjithë fëmijët nga mosha 7 – 15 vjeç do të kenë mundësinë të bëhën pjesë e kampeve.
Kampet që po organizohen këtë verë janë;
- Imagjino, Krijo & Luaj (1-5 korrik)
- Si funksionoj unë? (8 – 12 korrik)
- Mision në hapësirë (15-19 korrik)
- Veç ART në hARTë (22 – 26 korrik)
- Shkencëtarët e vegjël (29 – 2 gusht)
- Java e artistëve (5 – 9 gusht)
- Jashtë kutisë, prej kutisë (13 – 17 gusht)
Për më shumë informata rreth kampeve verore ju lutem klikoni KËTU.
Ndërsa më poshtë po ndajmë me ju katalogun e kampeve verore për këtë verë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Korrik 2019
- Ora20:00
- LokacioniKosovë
- Data e përfundimit17 Korrik 2019 - 20:00
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë

















