Kuriozitete
Kamioni pa shofer fillon punën në Suedi
Me pamje si nëpër filmat e “Star Wars”, kamioni elektrik pa shofer ka filluar të bëjë transportimin e mallrave për një kompani në Suedi.
Kamioni pa shofer është përdorur për herë të parë në botë në shtetin skandinav. Kompania Einride synon të lidhë marrëveshje me kompani tjera me qëllim që të zgjerojë aktivitetet e kamionëve pa shofer.
Shefi i kompanisë suedeze, Robert Falck, tha se kanë marrë leje për qarkullim vetëm në një pjesë të Suedisë, por vitin e ardhshëm synon të marrë leje për punën me kamionë më të mëdhenj dhe të shtojë aktivitetet në Shtetet e Bashkuara.
Kamioni T-Pod peshon 26 tonë kur është i ngarkuar plotësisht. Ai nuk ka kabinë që shkurton koston e operimit për 60 për qind, krahasuar me kamionët me naftë e me shofer.
Ambicia e kompanisë suedeze është që deri në fund të vitit 2020 të ketë në punë 200 automjete autonome.
Shefi i kompanisë tha se janë mbledhur 10 milionë dollarë për krijimin e automjeteve autonome që janë duke u shpeshtuar nëpër botë.
Kompania e njohur për prodhimin e veturave Ford ka premtuar investimin e 500 milionë dollarëve në kamionin Rivian që është i pari në Shtetet e Bashkuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












