Kosova
Kamionët me ndihma kanë filluar të hyjnë në Gaza
Sot, BBC ka raportuar se rreth 200 kamionë në ditë gjatë periudhës së ardhshme katërditore të marrëveshjes për armëpushim do të dërgojnë në Gaza gjëra të tilla si furnizime mjekësore, gjëra bazë, si ushqim dhe ujë dhe gjithashtu karburant, që ka qenë një pjesë e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje, përcjell albinfo.ch.
Izraeli këmbënguli për shumë ditë që karburanti të mos kalonte në Gaza, sepse ata thanë se tashmë kishte karburant që po grumbullohej nga Hamasi dhe kishin frikë nëse dërgonin më shumë karburant, militantët do ta merrnin dhe do ta përdornin si pjesë të operacioneve të tyre kundër forcave të Izraelit.
Por, si pjesë e kësaj marrëveshjeje të negociuar nga Katari do të ketë katër cisterna me karburant në ditë që hyjnë, me garanci se do të dërgohet direkt në vendet që kanë nevojë për to, si spitalet dhe nuk do të lejohet të bjerë në duar të Hamasit.
“Kjo është ajo që ne po shohim tani në vendkalimin Rafah – lëvizja e atyre kamionëve që transportonin ndihma jetike humanitare fillon të lëvizë drejt Gazës”, ka thënë një reportere e BBC-së.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













