Kosova
Kamberi: S’do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse anashkalohet Lugina
Shaip Kamberi, bartës i listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” për zgjedhjet e së dielës në Serbi, ka thënë se s’do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse anashkalohet Lugina e Preshevës.
Sipas Kamberit, Lugina e Preshevës mund të jetë burim tensioni në të ardhmen.
“Nuk mund të ketë marrëveshje mes dy shteteve, nëse anashkalohet Lugina. Lugina mund të jetë burim tensioni për raportet ndërshtetërore. Është një çështje e domosdoshme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Kurti e mbështet kërkesën tonë për të drejta dhe barazi”, ka thënë ai për KTV.
Kamberi ka kërkuar që qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar shqiptarët në Luginë.
Ai do t’i prijë listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” në zgjedhjet parlamentare dhe komunale të 17 dhjetorit që mbahen në Serbi.
Shqiptarët në këto zgjedhjeve garojnë në dy lista të ndara, ndërsa Kamberi ka thënë se kryeministri Kurti është përpjekur për t’i bashkuar, por që, sipas tij, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, nuk ka dashur.
Kamberi e ka akuzuar Serbinë që po përdor politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve, “me qëllimin e vetëm, shpopullimin e Luginës së Preshevës”, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











