Kosova
Kamberi: I gëzuar që SHBA-ja po e shtyn përpara realizimin e Planit 7 pikësh
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është shprehur i lumtur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shtyjnë përpara fillimin e realizimit të “Planit 7 pikësh”, duke theksuar se njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kamberi ka shkruar për vizitën e ambasadorit të OBE-së, Jan Braathu dhe ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, teksa ka thënë se njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë, transmeton albinfo.ch.
“Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu dhe Ambasadori i SHBA-së, Chritopher Hill, pas vizitës së tyre në Luginë të Preshevës, të premtën që e lëmë pas, kanë takuar kryeministren në ikje e kryeparlamentaren në ardhje, Ana Brnabiq. Temë e këtij takim ishte fillimi i realizimit të Planit 7 Pikësh. Edhe pse i aprovuar në vitin 2013, i harmonizuar me konventat ndërkombëtare e legjislacionin vendor e i sinkronizuar me faktorin ndërkombëtar, realizimi i tij ende nuk ka filluar. Më gëzon angazhimi i OSBE dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtyrë përpara fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh. Njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë”, ka shkruar ai.
Ndryshe, “plani 7 Pikësh” është dokument i nënshkruar nga zyrtarë të Luginës së Preshevës në vitin 2013 dhe për qëllim kishte nisjen e negociatave me Serbinë për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve. Në dokument përfshihet integrimi i plotë i shqiptarëve, siguria e plotë, arsimi, kultura dhe çështje të tjera.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













