Lajme
Kalohet shifra prej mbi 1 milion të infektuarve nga koronavirusi në botë

Numri i të prekurve nga koronavirusi në botë, kaloi shifrën 1 milion të enjten, ndërsa ai të vdekurve nga pandemia është tani mbi 50 mijë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.
Numri i viktimave vazhdoi të rritet ndjeshëm në Itali, Spanjë dhe Shtetet e Bashkuara, ku u regjistruan qindra vdekje të tjera.
Në Itali pati 760 të vdekur të tjerë, duke e çuar numrin e të vdekurve në vend në 13,915, shifra më e lartë mes të gjitha vendeve. Numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara ishte të enjten mbi 5, 600 por Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se viktimat mund të kapin shifrën nga 100 mijë në 240 mijë.
Në gjithë botën, koronavirusi ka shkaktuar kaos për qeveritë kombëtare dhe lokale që po përpiqen të furnizojnë spitalet me paisje mjekësore, ndërsa miliona vetë kanë humbur punën.
Në Shtetet e Bashkuara, 6.65 milionë punëtorë që kanë humbur punën aplikuan për ndihma sociale papunësie javën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tre javëve të fundit në mbi 10 milionë, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026