Jeta në Zvicër
Kallëzime penale për postimet raciste në Facebook
Gazeta „Ostschweiz am Sontag“, në numrin e saj të fundit kishte drejtuar kritika ndaj policisë se ajo lejonte postime ksenofobike në faqen e saj të facebook-ut
Personat të cilët hapësirën e facebook-ut të policisë së kantonit të St. Gallenit tash e tutje e shfrytëzojnë për komente kundër të huajve dhe fyerje, përballen me mundësinë e kallëzimit të menjüehershëm penal. Me këtë vendim, komanda policore ka reaguar ndaj një kritike mediale të bërë më parë në gazetën e të dielës „Ostschweiz am Sontag“.
Gazeta në fjalë, në numrin e saj të fundit kishte drejtuar kritika ndaj policisë se ajo lejonte postime ksenofobike në faqen e saj të facebook-ut. Ndërkaq, komandanti i Polcisë së kantonit të St. Gallenit, Bruno Zanga, përmes një komunikate të bërë të hënën është distancuar “ në të gjitha mënyrat“ nga komentet e përmendura.
Në të ardhen, sipas tij, policia që ai e udhëheq do të bëjë mbikëqyrje më të ashpër të të gjitha postimeve dhe me këtë rast, komentet e dyshimta të cilat mund të përbüejnë shkelje të korrektësisë do ë shlyhen në mënyrë konsekuente. Përveç kësaj, ndaj përdoruesve që i kanë bërë ato postime, do të ushtrohen kallëzime penale.
Përmbajtjet ksenofbike të publikuara në facebook të Policisë së kantonit të St. Gallenit janë kritikuar edhe nga partitë. I gjithë spektri politik zviceran me këtë rats ka qenë unik: nga SP/PS deri te SVP/UDC. Ato i dënojnë ashpër publikimet në fjalë. „Nëse diçka e tillë del në faqen e policisë së kantonit, atëherë kjo fare lehtë mund të merret si sinjal nga postuesit se shprehja e ksenofobisë dhe fyerjet janë paraqitje normale“, thuhet në prononcimet e politikanëve që i përcjell gazeta „Ostschweiz am Sonntag“.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












