Shqipëria
Kallëzim penal për katër efektivët ushtarakë që dezertuan
Katër ushtarët komando të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ishin për një trajnim në Britaninë e Madhe dhe pas përfundimit të trajnimit ato nuk janë kthyer në vendin e shërbimit
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për “dezertim” të katër efektivëve ushtarakë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Në njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, theksohet se katër efektivët kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit (në Britani të Madhe) dhe nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj, përcjell albinfo.ch.
“Ministria e Mbrojtjes bën me dije se katër efektivë ushtarakë, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. Sipas ‘Kodit Penal Ushtarak’, ndaj katër efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë është depozituar kallëzim penal ‘Për dezertim’. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatëse”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Katër ushtarët komando të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ishin për një trajnim në Britaninë e Madhe dhe pas përfundimit të trajnimit ato nuk janë kthyer në vendin e shërbimit.
Dyshohet se ata janë arratisur duke u fshehur në Britaninë e Madhe, ndërkohë që duhej të ishin kthyer në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











