Lajme
Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Rusia “s’ka shanse” kundër NATO-s, por aleanca duhet “të qëndrojë e bashkuar” përballë një Moske armiqësore.
Duke folur para mbajtjes së samitit të NATO në Holandë, ku anëtarët e aleancës janë në presion nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtje, Kallas paralajmëroi se vetëm rritja e shpenzimeve për mbrojtje nuk mjafton për të frenuar Kremlinin.
“Sot, kundër NATO-s dhe BE-së, Rusia s’ka shanse. Por, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas para Parlamentit Evropian në Strasburg.
“Kur udhëheqësit e NATO-s të takohen javën e ardhshme, mbajtja e unitetit në aleancë është prioritet më i madh sesa rritja e shpenzimeve për mbrojtje”, shtoi kryediplomatja evropiane.
Udhëheqësit e NATO-s po synojnë që të arrijnë pajtim për rritjen e buxheteve për ushtritë kur të takohen në Hagë javën e ardhshme.
Por, aleanca ku nga 27 vendet anëtare, 23 prej tyre janë shtete të BE-së po përballet me dilema sa i përket përkushtimit të SHBA-së ndaj mbrojtjes së Evropës.
Të martën, udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) ku bëjnë pjesë vendet e NATO-s sikurse Italia, SHBA-ja, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuara dhe Kanadaja si dhe Japonia nuk arritën të dilnin me një qëndrim të përbashkët për të dënuar Rusinë për sulmet kundër Ukrainës. Trump u largua nga samiti që u mbajt në Kanada para se ai të përfundonte.
Presidenti amerikan, Donald Trump, po tenton që përmes negociatave t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022.
Kallas tha se forcimi ushtarak i Rusisë paraqet kërcënim për sigurinë e Evropës dhe të komunitetit transatlantik.
“Vitin e kaluar, Rusia shpenzojë më shumë në mbrojtje sesa të gjitha shtetet e BE-së së bashku. Këtë vit, Rusia po shpenzon më shumë në mbrojtje sesa në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe politikave sociale së bashku”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












