Lajme
Kafeja nga Kosova në filxhanët zvicerane
Kompania “Devolli Group” eksporton rreth 2 ton kafe në shtet perëndimore. Sasia më e madhe e saj është e destinuar për tregun zviceran.

Brenda një muaji, kompania “Devolli Group” eksporton rreth 2 ton kafe të paketimit “Devolli Prince” në shtet perëndimore. Sasia më e madhe e saj është e destinuar për tregun zviceran.
Pirja e kafes në shoqëri të njerëzve të dashur është kënaqësi. Por kur një kosovar në Zvicër e pi kafenë e prodhuar e ambalazhuar në vendlindjen e tij, atëherë ajo shndërrohet në lezet, ashtu si edhe një nga reklamat e saj.
“Devolli Group” është një prej kompanive më të njohura kosovare e cila prodhon dhe ambalazhon katër produkte mjaft të njohura për tregun vendor.
Kafeja Devolli Prince Kafe, qumështi Vitta dhe lëngjet freskuese Tango e Dolçe Vitta, janë katër produktet e njohura të cilat kanë filluar të shtrihen edhe në tregun ndërkombëtar.
© albinfo.ch
Një prej tyre, kafeja “Devolli Prince Kafe”, përpunohet dhe ambalazhohet në Kosovë dhe vlerësohet si një prej më të mirave në treg.
Për këtë arsye, ajo tashmë ka gjetur vend edhe në tregun e Zvicrës, Gjermanisë, Suedisë, e për të mos përmendur tregun rajonal si Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi apo Kroaci.
© albinfo.ch: Faton Panxha
“Jashtë Kosove, dërgojmë sasi të kafes deri në 2 ton brenda muajit”, thotë Faton Panxha për Albinfo.ch, një nga menaxherët e marketingut në kompaninë “Devolli Group”.
Kompania e cila ka 370 punëtorë, tashmë vazhdimisht merr kërkesa, të cilat janë në rritje, për të eksportuar sa më shumë kafe jashtë vendit.
“Kërkesa është e mirë sepse kualiteti i kafesë është shumë i mirë. Ajo është e përpunuar dhe paketuar sipas standardeve më të larta evropiane”, thotë Panxha për Albinfo.ch.
Duke dashur të jetë më specifik, zyrtari i kësaj kompanie tregon se kërkesa më e madhe për kafenë “Devolli Prince” është në Zvicër.
“Atje jetojnë shumë kosovarë dhe kjo ndoshta është një prej arsyeve”, thotë ai, duke shtuar se kafeja e tyre e cila përbëhet nga tre mbështjellës, gjendet në të gjitha marketet e mëdha në shtetin helvetik.
“Aktualisht eksporti ynë është i përqendruar më shumë në shtetet ku ka mërgimtarë tanë, e ato janë Zvicra e Gjermania, por edhe vende të tjera perëndimore”, thotë Faton Panxha.
Ai tregon se transporti deri në shtete përkatëse bëhet nga vetë kompania, kurse shpërndarja bëhet nga firmat e tjera që veprojnë në diasporë, e të cilat janë kryesisht me pronarë shqiptarë.
“Vetëm në Mal të Zi, kompania shpërndarëse është me pronar malazias”, sqaron menaxheri Panxha.
Sa i përket firmës përfaqësuese të “Devolli Group” në Zvicër, menaxheri panxha thekson se ajo është MAGO GmbH, me pronar shqiptar, me të cilin thotë se përveç që kanë bashkëpunim shumë të mirë, janë edhe mjaft të kënaqur me punën e saj.
Që një konsumator, kur ta pijë kafenë turke “Devolli Prince” për ta ndier kënaqësinë që ajo jep, në rast se është në Zvicër, duhet të paguajë rreth 10 franga për kilogram.
Çmim përafërsisht i njëjtë është edhe në Kosovë, ku një kilogram kafe i kësaj kompanie kushton rreth 6 euro ndonëse ajo shitet edhe në paketime më të vogla.
Llojet e kafesë që kjo kompani ofron janë nga më të ndryshmet. Përveç asaj turke e cila është e dizajnuar për ata që kënaqën me shijen tradicionale, e që është edhe lloji më i shitur, “Devolli Prince Kafe” ofron edhe “Dolçe Aroma”, e cila përdoret për kafetë expresso.
Llojet e tjera të kafesë së kësaj kompanie janë edhe “Caffe in Grani”, “Prince Gold Expresso” dhe “Grande Aroma” ku secila ka të veçantat dhe dallimet e veta, duke iu përshtatur shijeve të ndryshme të konsumatorëve.
Kafeja e kësaj kompanie ka marrë edhe çmime ndërkombëtare sikurse ajo nga ERA (Exellence, Responsibility, Achievement) në Gjenevë të Zvicrës.
© albinfo.ch
Fakte
Etiopia ishte vendi i vetëm që përfitoi nga kafeja. Kultivimi i kafesë filloi në Gadishullin e Arabisë dhe si pasojë e kësaj, Jemeni u bë lider botëror për furnizimin e kafesë në shekujt në vazhdim.
Kafeja fillimisht arriti në Evropë nëpërmjet rrugëve tregtare ilegale, nëpërmjet Venedikut ku tregtarët e Arabisë tregtonin parfume, kafe, çaj e tekstil.
Në ditët e sotme, Amerika Jugore prodhon rreth 80 përqind të kafesë në botë, ku vetëm Brazili prodhon një të tretën e kafesë në botë.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini