Lajme
Kadri Veseli e Isa Mustafa në krye të institucioneve
Me 71 vota për, 42 kundër dhe 1 abstenim, ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës
Gjashtë muaj pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, dy partitë më të mëdha politike të Kosovës, LDK dhe PDK kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Dhe menjëherë pas marrëveshjes u organizua seanca inauguruese e Kuvendit të Kosovës, e cila e zgjodhi me shumicë votash Kadri Veselin, kryeparlamentar.
Me 71 për, 42 kundër dhe 1 abstenim, ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa nga marrëveshja LDK-PDK, e nënshkruar nga dy liderët, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, Mustafa do të propozohet për kryeministër ndërsa pas dy vitesh, Hashim Thaçi do të votohet për postin e presidentit, pasi që Aatifete Jahjagës t’i kaloj mandati.
Në fjalën e tij Veseli premtoi respektim të fjalës së deputetëve të pozitës e të opozitës dhe respektim të ligjeve e të rregulloreve.
Përveç kryeparlamentari Kuvendi zgjodhi edhe tre nënkryetar, Xhavit Halitin nga PDK, Sabri Hamitin nga LDK dhe Glauk Konjuvcën nga Vetëvendosje.
Partitë opozitare kanë lëshuar sallën e Kuvendit, para se kryetari i ri i Kuvendit, Kadri Veseli ta fillonte fjalimin e tij, ndërsa në sallë mbetën vetëm deputetët e koalicionit PDK-LDK. Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, tha Kuvendi sot votoi njeriun e nëntokës duke bërë një krim të madh për demokracinë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












