Teatër
Kabareja shqiptare „Du gru me letra“, nesër në Munih
Komedia „Du gru me letra“ flet për realitetin e vendeve të Ballkanit në përgjithësi dhe trojeve shqiptare në veçanti, të cilët lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë.
Pas suksesit të komedisë „Gurbetçari“ të shfaqur vitin e kaluar para bashkatdhetarëve tanë nëpër Evropë, aktori Kreshnik Ibrahimi vjen me kabarenë „Du gru me letra“.
Shfaqja do të mbahet të dielën, më 10 shkurt, nga ora 19.00 në “Kulturhaus Milbertshofen“ në Munih të Gjermanisë.
Komedia „Du gru me letra“ flet për realitetin e vendeve të Ballkanit në përgjithësi dhe trojeve shqiptare në veçanti, të cilët lënë vendet e tyre për një jetë më të mirë. Dhe, si një zgjidhje për problemet ekonomike, ata martohen në shtetet evropiane. Natyrisht, e gjithë kjo histori përshkruhet në komedi me humor dhe të qeshura.
“Ndjej një emocion të madh të ngjitëm në skenë me një kabare në gjuhën tonë. Mezi pres momentin të ndizen dritat, të dal në skenë dhe t’ju shoh në sy të gjithëve. Ky shikim do të jetë një shenjë falënderimi për të gjithë ju. Për ju, populli im, që më keni duartrokitur gjithë këto vite. Për ju që keni vendosur të vini dhe të shikoni një aktor shqiptar”, thotë aktori Ibrahimi, përcjell albinfo.ch.
Komedia do të shfaqet në gjuhën shqipe dhe hyrja do të jetë vetëm 20 euro. Sipas organizatorëve, interesimi është shumë i madh dhe tashmë kanë mbetur vetëm edhe disa vende të lira. Megjithatë, pavarësisht a do të jetë salla plot apo jo, për Kreshnikun nuk ka shumë rëndësi.
“Sikur edhe një person i vetëm të jetë në sallë, unë do të luaj me gjithë shpirt dhe pasionin tim”, shprehet ai.
Ndryshe, Kreshnik Ibrahimi tash e disa javë ka filluar edhe emisionin televiziv për diasporë “Ich Bin Albaner”, i cili transmetohet çdo të diel prej orën 17.00 në “RTV Dukagjini”.
Të ngjashme
Të tjera nga Teatër
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












