Gruaja
Ka vjedhur kartat e kreditit të klientëve, kosovarja për pak i shpëton dëbimit
Ajo ka shpenzuar mbi 10 mijë franga të vjedhura për të blerë produkte luksoze, rroba, produkte kozmetike etj. Dënohet me gjobë me kusht
Një grua 34 vjeçe, e punësuar si pastruese në Winterthur (Kantoni i Cyrihut), kishte fotografuar kartat e kreditit të klientëve të saj, për të blerë pastaj me to online.
Gjatë dhjetë muajve, sa ka zgjatur “afera” ajo ka blerë sende luksoze me vlerë prej disa mijëra frangash.
Rasti ka ndodhur kështu: Kosovarja kishte hapur fshehurazi një sirtar tavoline në zyrën e një klienti dhe aty kishte gjetur një kartë krediti, shkruan Tages Anzeiger.
Me celularin e saj, ajo kishte fotografuar kartën në fjalë dhe më vonë ka përdorur të dhënat për të blerë përmes internetit, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë ajo ka shpenzuar mbi 10 mijë franga (para të huaja) për të blerë produkte luksoze, rroba, produkte kozmetike dhe pilula diete.
Për më tepër, midis korrikut të vitit 2019 dhe prillit 2020, ajo ka vjedhur të dhënat e kartës së kreditit të gjashtë klientëve të saj, raporton gazeta.
Për këtë delikt, 34 vjeçja është gjykuar javën e kaluar në Gjykatën e Qarkut Winterthur.
Vendimi: Një dënim me para, me kusht prej 12,060 CHF plus një gjobë prej 500 CHF. Por kjo jo vetëm për vjedhjen e kartës së kreditit.
Dënimi, për gruajn e cila jeton në Zvicër që në moshën dymbëdhjetëvjeçare, i është dhënë edhe për faktin se ka ushtruar shtrëngim mbi njërin nga klientët e vjedhur, përcjell albinfo.ch. Kur ai e ka vënë re mashtrimin, kosovarja i ka shkruar dy mesazhe duke e kërcënuar se do të vriste veten nëse ai do të njoftonte policinë.
Më tutje, ajo akuzohej se ka marrë përfitime të paligjshme të ndihmës sociale prej rreth 20,000 CHF para se t`i kryente vjedhjet e përmendura me karta krediti.
Ajo ishte e regjistruar në zyrën e papunësisë, pra ka marrë të ardhura aty edhe pse gjatë asaj kohe ka punuar në dy kompani.
Kosovarja ka pranuar veprën por ka thënë: “Nuk e di përse dhe si e bëra këtë gjë. Nuk e kam bërë me qëllim”.
Ajo shpresonte se të dëmtuarit do ta falnin dhe se mund t’ua kthente paratë.
Sipas mbrojtjes së saj, gruaja është e punësuar me orar të plotë si shitëse që nga shtatori dhe deri më tani ka paguar 100 franga.
Gjykata e ka shpallur gruan fajtore për keqpërdorim mashtrues të kartave të kreditit dhe përfitimin e paligjshëm të ndihmave sociale.
Akuza për shtrëngim është rrëzuar për shkak se vepra nuk mundi të provohej sipas ligjit.
Kosovarja, e cila ka një djalë në moshën e shkollës fillore, i cili jeton me të atin, për pak i ka shpëtuar dëbimit nga vendi, transmeton albinfo.ch. Duke shqiptuar vendimi, gjyqtarja është shprehur se ky ishte shansi i saj i fundit. Nëse ajo kryen sërish veprime kriminale, nuk do të falet më.
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin














