Lajme
Ka vjedhur cigare me vlerë prej 158,000 frangash: 3 vjet burg për kosovarin
Ai ka vjedhur 2000 "boxa" cigare nga një qendër shpërndarjeje. Meqë tek ai vlen klauzola për "rast të rëndë", ai nuk do të deportohet në Kosovë.
Një 26-vjeçar kosovar ka vjedhur rreth 2000 kuti “boksa” ose (“shteka”) cigaresh me vlerë 158860 franga nga një qendër shpërndarjeje në Frauenfeld TG. Ai e ka bërë këtë për të shlyer borxhet.
Akuzat në gjykatën e Qarkit të Frauenfeldit ishin vjedhje komerciale dhe shkelje e qetësisë, transmeton albinfo.ch. Meqenëse i akuzuari ishte i dënuar edhe më parë, ai nuk mundi t’i shmangej dënimit me burg.
Sipas gazetës Thurgauer Zeitung kosovari është dënuar me 36 muaj burg. 12 muaj prej tyre janë të ekzekutueshëm – kështu që kaq duhet të kalojë në burg.
I akuzuari punonte në qendrën e shpërndarjes. Si hidraulik me profesion, ai kishte qasje në magazinën e komisionimit me cigaret. Ai ka vjedhur paketat e cigareve atje disa herë – herë natën, herë ditën.
Në gjykatë ai u shfaq i penduar dhe ka pranuar veprën. Ai është shprehur se donte të përdorte të ardhurat nga vjedhja për të shlyer borxhet e tij të konsiderueshme prej 414,000 frangash, përcjell albinfo.ch. Pagat e tij për hidraulik nuk ishin të mjaftueshme, siç i ka shpjeguar prokurorit publik.
Meqë tek ai vlen klauzola për “rast të rëndë”, ai nuk do të deportohet në Kosovë.
“Mali i borxheve” të tij vazhdon të rritet për momentin. Përveç dënimit me burg, ka edhe një gjobë të lartë: duke përfshirë detyrimet financiare, gjobat dhe tarifat ligjore, fatura shkon në më shumë se 27,000 franga.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











