Shkurt.ch
Ka vjedhur 138 vetura, kapet shtetasi i Maqedonisë
Hetuesit në Vjenë supozojnë se veturat janë transportuar drejt Serbisë, Kroacisë ose Kosovës
Një qytetar i Maqedonisë, është kapur nga policia austriake pasi që dyshohet se ka vjedhur një numër rekord veturash: plot 138 sish dhe të gjitha në Vjenë! Policia austriake, që e ka kapur të dyshimtin, konsideron se 50 vjeçari nga Maqedonia (përkatësia etnike e të cilit nuk bëhet e ditur) është pjesë e një bande çeke për vjedhjen e veturave qëmë pas dërgoheshin në vende të Evropës lindore.
Banda në fjalë ishte specializuar kryesisht për automobilat VW Golf dhe Skoda, me ngjyrë të errët, ka thënë ministrja e punëve të brendshme e Austrisë Johanna Mikl-Leitner në një konferencë shtypi të mbajtur enkas për këtë rast të hënën në Vjenë.
Hajni i veturave është kapur falë një shprehie të tij, thonë mediet austriake: Ai për çdo mbrëmje vendosej në një hotel të kategorisë së ulët në qarkun e 17 të Vjenës.
Pastaj, rreth orës 2 pas mesnatës, me një biçikletë, ku mbante veglat që i nevojiteshin, fillonte hulumtimin e veturave që i interesonin. Pasi i hapte ato, i bartte dhe i vendoste në një vend të caktuar. Të nesërmen e merrte veturën e vjedhur dhe nisej me të për në Çeki.
Policia vlerëson se me vjedhjen e 138 makinave, 50 vjeçari ka shkaktuar dëm prej më shumë se 500 mijë eurosh. Me rastin e kontrollimit të dhomës së hotelit atij i janë gjetur vegla profesionale që përdorin automekanikët, dhe dokumente çeke të veturave.
Hetuesit supozojnë se veturat e vjedhura, janë transportuar pastaj drejt Serbisë, Kroacisë ose Kosovës.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










