Lajme
Ka shkuar në 500 numri i viktimave në konfliktin mes Palestinës e Izraelit

Faza e parë e operacionit “Shpatat e Hekurta” ka përfunduar. Deklarata është bërë nga kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu, sipas të cilit trupat izraelite luftuan shumicën e njësive të Hamasit që hynë në Izrael.
Por në të njëjtën kohë, Netanyahu paralajmëroi se lufta do të jetë e gjatë dhe e vështirë, për të arritur qëllimin e shkatërrimit të kapaciteteve ushtarake dhe politike të Hamasit dhe aleatit të saj Xhihadit Islamik, që duan të lëndojnë qytetarët e izraelit në vitet që do të vijnë.
Gjatë natës, forcat izraelite vazhduan sulmet ndaj Gazës, duke shkatërruar një seri objektivash të lidhur me Hamasin. Izraeli mësohet se ka ndërprerë furnizimet me energji dhe karburant për në Gaza.
Ndërkohë, bilanci i fundit i viktimave, sipas mediave izraelite, flet për izraelitë 250 të vrarë dhe 1.590 të plagosur; si dhe 230 palestinezë të vdekur.
Ushtarë të shumtë izraelitë dhe civilë nga shteti hebre janë marrë peng në shtëpitë e tyre dhe disa të tjerë janë marrë me forcë në Gaza, për t’u përdorur si mburojë njerëzore nga sulmet izraelite.
Nga ana tjetër, mediat flasin për një dështim të shërbimeve izraelite dhe atyre amerikane në zbulimin e përgatitjeve të sulmit, që u bë në shkallë të paprecedent.
Zyrtarët e dy vendeve nuk e kanë komentuar ende këtë hipotezë, por sipas BBC, një hetim mbi këtë aspekt të ngjarjes ka nisur, por që do të zgjasë për vite me radhë.
Presidenti izraelit Isac Herzog ka fajësuar armikun e vendit, Iranin, se fshihet prapa sulmit. Por një zyrtar i administratë amerikane ka deklaruar se për të vërtetuar këtë është ende herët/euronews
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti