Kosova
Ka politizim në arsimin kosovar

Përfaqësues të Institucioneve Arsimore kanë vlerësuar se gjendja në sektorin e Arsimit në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm.
Në një takim të nivelit të lartë dedikuar këtij sektori, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi përgjegjësi e angazhim nga të gjithë në zhvillimin e këtij sektori, duke shtruar edhe pyetje se si të përmirësohet kjo gjendje, përcjell albinfo.ch.
Edhe njëherë tjetër Haradinaj përmendi se shkarkimin e bordit të Agjencisë së Akreditimit nuk e ka bërë për arsye personale.
“Nuk i kam shikuar emrat dhe ka mundur të jetë ndonjëri nga kjo tavolinë dhe epilogu ka mundur të jetë i njëjtë, por ka qenë një veprim i parë, një lëvizje e parë, për të ecur dika”, theksoi ai.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se në vitin 2019-2020 nxënësit do të mësojnë me libra të rinj të cilët do të hartohen në bazë të kurikulës së re mësimore.
Ai u shpreh se ka politizim në arsim dhe për këtë arsye ka rekomanduar që drejtorët e shkollave të mos jenë më menaxher të qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri