Bota
Ka përvëluar me vaj të shoqin, shpallet e papërgjegjshme romja nga Kosova
Gjykata e Landit në Münster ka marrë vendimin e saj: gruaja 45 vjeçare nuk posedon përgjegjshmëri veprimi, gjegjësisht, si e sëmurë nga skizofrenia, nuk mund të përgjigjet për veprimet e vetaShpallet e papërgjegjshme
Gruaja rome nga Kosova, e cila në janar të këtij viti kishte kryer një veprim të rëndë, të paimagjinueshëm: i kishte hedhur të shoqit gjysmë litri vaj të vluar në fytyrë, është shpallur e papërgjegjshme.
Përvëlimi me vaj i kishte shkaktuar plagë të rënda bashkëshortit të saj, i cili për dy javë ishte dashur të qëndronte i shtrirë në spital, në gjendje kome, shkruan Westfällische Nachrichten.
Të mërkurën, Gjykata e Landit në Münster ka marrë vendimin e saj: gruaja 45 vjeçare nuk posedon përgjegjshmëri veprimi, gjegjësisht, si e sëmurë nga skizofrenia, nuk mund të përgjigjet për veprimet e veta.
Ajo do të vendoset në një klinikë psikiatrike për kohë të pacaktuar, pasi që vuan nga një lloj skizofrenie, e cila sipas bindjes së trupit gjykues, shkakton rrezik të përsëritjes së veprimeve të ngjashme, transmeton albinfo.ch.
Sipas ekspertizës së bërë psikiatrike, gruaja në fjalë vuan prej një kohe të gjatë nga një fiksion i pabazë se burri dhe vjehrra do t`i bënin diçka të keqe djalit të saj 11 vjeçar ose madje edhe do ta vrisnin.
Derisa bashkëshorti i saj ishte i shtrirë dhe po rrinte i shkujdesur në divan, ajo ia kishte hedhur enën me gjysmë litri vaj të vluar, mbi kokë dhe shpatulla. Për pasojë, burri 47 vjeçar kishte pësuar djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, 25 për qind e lëkurës së tij ishte prekur, përcjell albinfo.ch. Ai kishte qëndruar 4 javë në spital, dy prej të cilave në gjendje kome.
Eksperti mjekësor e kishte përshkruar gjendjen e gruas si një gjendje që nuk trajtohej nisur edhe nga rrethanat “kulturore”. Sipas tij, familja rome nga Kosova, problemin e sëmundjes së saj e kishte mbajtur të fshehur nga rrethi, transmeton albinfo.ch gazetën gjermane. Për këtë arsye, përgjatë shumë viteve, ajo kishte pasur trajtim vetëm sipërfaqësor.
Familja kishte ardhur në Gjermani në vitin 1999, kur kishte ikur nga lufta në Kosovë. Nga ajo kohë, me një ndërprerje, çifti me fëmijët kishin jetuar në Gjermani. Megjithatë, gruaja e përmendur nuk e flet pothuajse fare gjermanishten.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












