Lajme
Ka ndërruar jetë akademik Mark Krasniqi
Mbrëmë rreth orës 00.35 minuta, në Qendrën Intensive të QKUK-së ka ndërruar jetë akademik Mark Krasniqi. Lajmin për vdekjen e tij ua ka konfirmuar medieve mjekja kujdestare Agreta Gecaj- Gashi. Ajo tha se pacienti Mark Krasniqi rreth 35 minuta pas mesnate ndërroi jetë.
Profesor Mark Krasniqi ishte shtrirë në QKUK dy ditë më parë pas një përkeqësimi të shëndetit të tij.
Akademiku Mark Krasniqi, profesori e shkrimtari, lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës.
Ishte njëri nga personalitetet e njohura jo vetëm të shkencës, por edhe të politikës në Kosovë, i cili gjithë jetën ia kushtoi çështjes e idealeve kombëtare.
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), ku nisi shkollën që të bëhet prift, por e ndërpreu. E prej 1946 – l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës ‘Rilindja’ në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.
Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës.
Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor.
Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Ka botuar mbi 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe. Mark Krasniqi ishte i martuar me një grua nga Beogradi, me të cilën e ka një vajzë , Drita.
Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i përmbledhjes së poezive për fëmijë “Posta e porositur”. Ka shkruar poezi edhe për fëmijë dhe të rritur. Fusha e studimeve të tij ka qenë gjeografia dhe etnografia.
Ende nuk ka njoftime për ceremonitë mortore që do të zhvillohen për të.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













