Kosova
Ka mbërritur në Viti donacioni nga Zvicra
Ekipi i zjarrfikësve të Vitisë ka pranuar nga Zvicra një automjet për zjarrfikje. Në kuadër të këtij donacioni zjarrfikësit zviceranë, Rolf Hefti, Bruno Bauen dhe Bashkim Bislimi, kanë dhuruar edhe uniforma zjarrfikësish dhe pajisje të tjera për zjarrfikësit e komunave Gjilan e Ferizaj.
“Falënderojmë miqtë tanë nga Prattelini i Zvicrës, të cilët për herë të tretë po sjellin donacione për Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti. Unë i kam vizituar ata personalisht edhe në Zvicër dhe e kam parë aty një punë profesionale të tyre, si në organizimin e mbrojtjes civile, por edhe të njësisë së zjarrfikësve dhe ata nuk janë vetëm një model për neve, por edhe për të gjithë shtetet e BE-së për organizim të tillë”, u shpreh kryetari Haliti.
Ai tha se të gjitha donacionet që i janë dhanë Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti nuk do të jenë vetëm në shërbim të qytetarëve vitias, por edhe të komunave për rreth, pasi që në rast nevoje njësitë e zjarrfikësve ndihmojnë komunat partnere.
Kurse ky donacion është mundësuar falë përkushtimit të zjarrfikësve zviceranë Rolf Hefti, Bruno Bauen, Bashkim Bislimi si dhe kompanisë SI Group, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave lokale.
E kryetari i Komunës, Haliti, në shenjë falënderimi për këtë donacion u ka ndarë mirënjohje tre zjarrfikësve zviceranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












