Lajme
“KÂ kamping” në Austri
Nga data 11-14 qershor, të rinj e familjarë shqiptarë që jetojnë në Austri mund të kalojnë 4 ditë të paharrueshme së bashku në një prej zonave më të bukura malore të Niederösterreich (Austria e Ultë), gjegjësisht në Krumau am Kamp.
Organizata KÂ organizon këtë vit kampingun e gjashtë me radhë. Nga data 11-14 qershor, pjesëtarë të komunitetit shqiptar por edhe të huaj që jetojnë në Austri mund të kalojnë 4 ditë të paharrueshme së bashku, në një prej zonave më të bukura malore të Niederösterreich (Austria e ultë), gjegjësisht në Krumau am Kamp.
“Sikurse edhe në vitet e kaluara, edhe këtë vit ‘KÂ kamping’ ka në fokus të veçantë sportin, prandaj është zgjedhur kampingu Seecamping u. Freizeitanlage Krumau am Kamp, i cili ofron mundësi të shumta për lojëra dhe sport si për fëmijë ashtu edhe të rritur sikurse: volejboll në rërë, terren të madh të futbollit, terren të tenisit, mini-golf, anije të ndryshme për sporte ujore, peshkim, hiking etj.
“Kënaqësi tjera tanimë tradicionale që ‘KÂ Kamping ’20’, janë Open-air kino në natyrë, mbrëmje rreth zjarrit, skarë, ushqim tradicional e shumë të tjera”, thotë për Albinfo Austria, Ermal Vejsa, njëri nga organizatorët e këtij kampingu.
Të gjithë të interesuarit ftohen që të konfirmojnë pjesëmarrjen sa më parë, sepse duhet të lajmërohet numri i saktë i tendave që do të vendosen në kamping, pavarësisht që hapësira e përbashkët në kamping tanimë është e rezervuar.
Pagesat e nevojshme për qëndrimin në kamping kryhen individualisht me të mbërritur në kamping. Një pjesë do të rrugëtojnë me automjetet e tyre private, ndërsa për ata që nuk kanë këtë mundësi është siguruar transporti me kombi, por vendet janë të limituara. Prandaj, nevojitet që organizata të lajmërohet sa më parë për t’u koordinuar rreth kësaj çështje.
Organizata KÂ njihet për organizimin e shumë aktiviteteve rinore në Austri, kryesisht në Vjenë.
KÂ filloi me organizimet vullnetare të Ermal Vejsës dhe Lirjetë Avdiut, të cilët kanë pasur për qëllim të mblidhnin së bashku shoqërinë, si rezultat i nevojës që edhe këtu në Vjenë t’a gjejnë sadopak një zëvendësim të denjë, të asaj çfarë kishim lënë pas në Kosovë. “Pasi që çdo ditë e më shumë rrethi shoqëror rritej dhe organizimet shtoheshin, u krijua nevoja që ky grup të zyrtarizohej në një organizatë të cilën e quajtëm thjeshtë e shqip – KÂ – (‚me pasë‘, ‚ekziston‘), si një lloj proteste ndaj mendimeve se në Vjenë s’kâ organizime të mirëfillta” shprehet Ermali për Albinfo Austria.
Janë bërë organizime të ndryshme duke filluar që nga evente kulturore, artistike e deri tek ato më të mëdha dhe me karakter sportiv sikurse kampingu ‚KÂ kamping‘ i bërë disa vite rresht dhe ku numri i pjesëmarrësve ka arritur edhe mbi 70 veta me katër ditë qëndrim.
“Krijimi i këtyre organizimeve ishte që në fillim dhe vazhdon të qëndrojë në idenë dhe dëshirën që njerëzit nga komuniteti jonë të njihen me njëri tjetrin, të qëndrojnë sa më shumë në kontakt, të shkëmbejnë ide dhe të krijojnë bashkëpunime të natyrave të ndryshme.”
Për gjashtë vite me radhë, KÂ kamping është organizuar në vende të ndryshme të Austrisë, duke eksploruar natyrën përrallore që ekziston në Austri dhe duke u njohur gjithnjë e më shumë me kulturën e këtij vendi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











