Lajme
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
"Nuk isha unë por ishte vëllai binjak": Kështu përpiqet vazhdimisht të shmangë gjobat, një shofer me shpejtësi të lartë, në Aargau

Një burrë në Aargau po përballet me akuza penale për tejkalim masiv të shpejtësisë gjatë ngarjes së veturës. Ai pretendon – siç me sa duket bën shpesh – se faji është te vëllai i tij binjak. Ai ka ngarë makin me gati 40 kilometra në orë më shpejt se sa është e lejuar, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, ai mohon se e ka drejtuar vetë makinën, pretendon se mund të jetë vëllai i tij binjak ose kushëriri i tij që jeton në Kosovë.
Zyra e prokurorit publik të Aargaut po zhvillon procedurë penale kundër personit të përmendur për shkelje të rënda të rregullave të trafikut. Për të kontrolluar nëse ai ishte realisht në makinë, ajo ja ka besuar analizën e fotove të kamerave të shpejtësisë një instituti mjeko-ligjor, shkruan gazeta Aargauer Zeitung. Por cilësia e fotove ishte shumë e dobët. Kështu që të dyshuarit iu desh të shkonte në institutin e mjekësisë ligjore për të bërë imazhe krahasuese për një mendim eksperti.
Dhe, ai vërtet e bëri këtë. Por përkundër kësaj, e kundërshtoi raportin e ekspertit. Siç mund të shihet nga dosjet e Dhomës së Apelit të Gjykatës së Lartë, ai e konsideron thirrjen në institutin e mjekësisë ligjore si shkelje të të drejtave të tij themelore.
Ai pretendon se ishte paraqitur tashmë për një intervistë në polici dhe i ishte dashur të dorëzonte dokumentacion fotografik, përcjell albinfo.ch. Duke pasur parasysh sjelljen e dyshuar kriminale, një paraqitje e mëtejshme në institut do të kishte qenë joproporcionale.
Meqenëse raporti i institutit nuk është dorëzuar ende dhe imazhet po kështu nuk janë vlerësuar ende, Gjykata e Lartë po shqyrton të apelojë lëndën.
Siç shkruan Gjykata e Lartë, kundërshtimet e tij janë të pabazuara. Hetimet e urdhëruara ishin të përshtatshme dhe të nevojshme për të verifikuar se kush ishte në makinë. Nuk ka mjete më pranueshme për verifikimin e identitetit dhe kjo përbën vetëm një shkelje të vogël të të drejtave themelore. Duke pasur parasysh shpejtësinë e madhe, kjo ndërhyrje është padyshim e arsyeshme.
Prokurori publik theksoi se kjo nuk është hera e parë që i përmenduri është “përpjekur t’i shmanget përgjegjësisë penale” duke përmendur vëllain e tij binjak si autor të mundshëm të krimeve. Siç tregojnë dosjet, disa procedura penale janë ose kanë qenë në pritje kundër personit të përmendur.
Prokurori publik deklaroi se ky “mashtrim i dyfishtë” duhet të ndalet dhe i akuzuari duhet të mbahet përgjegjës. Ankesa e të akuzuarit shërben vetëm për të vonuar procedurat, transmeton albinfo.ch. Nëse ai ka në të vërtetë një vëlla binjak nuk është e qartë nga dosjet.
Shpenzimet e procedurës së apelit, që arrijnë në total 1,037 CHF, do të mbulohen nga i pandehuri.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
-
I riu nga Kosova zgjedhet lojtari më i mirë i klubit italian Udineze
Jeta në Austri
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri? Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata Austriake e Hoteleve (ÖHV) zbuloi se 72 për...
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri?
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030