Bota
Juncker “ua mbledh betë” shteteve të BE-së për refugjatët
“Është e papranueshme politika e bërjes me shenjë refugjatëve që të shkojnë drejt shtetit tjetër”, shkruan në planin e prezantuar nga Juncker"
Sot mbahet në Bruksel samiti special i BE-së lidhur me krizën e refugjatëve. Me këtë rast shefi i Komisionit të BE-së Jean-Claude-Juncker ka dalë me një plan prej 16 pikësh të cilin ua ka derguar të gjithë pjesëmarrësve në samit. Në këtë plan veç tjerash parashihet që në të ardhmen asnjëri nga shtetet anëtare të BE-së të mos e bëjë bartjen e refugjatëve nga territori i vet në shtetet tjera, kur nuk e ka pëlqimin e shtetit përkatës.
“Është e papranueshme politika e bërjes me shenjë refugjatëve që të shkojnë drejt shtetit tjetër”, shkruan në planin e prezantuar nga Juncker.
Aty parashihet që shefat e shteteve ose qeverive t`i emërojnë koordinatorët e tyre për krizën e refugjatëve në rast nevoje brenda 24 orëve. Po ashtu duhet që të dhënat mbi numrin e refugjatëve të këmbehen automatikisht në mes të shteteve përkatëse.
Në këtë samit, përveç shteteve të BE-së marrin pjesë edhe Serbia dhe Maqedonia për shkak të peshës që këto shtete po bartin të shkaktuar nga kriza e refugjatëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











