Gruaja
Juna dhe Suzana, dy shqiptaret në garën e “DSDS”
Ajo është nga Frankfurti, ka një shikim të hekurt dhe një zë engjëllor. Juna Manaj është e shqiptarja e cila bashkë me bashkëkombësen tjetër Suzana Spahiun po vazhdojnë garën në mesin e 31 garuesve tjerë në talent shoun “Deutschland sucht den Superstar”
Juna Manaj nuk është e panjohur as për jurinë dhe as për mediat gjermane. Vajza shqiptare në vitin 2008, në moshën 16 vjeçare ishte pjesë e këtij spektakli dhe pati arritur deri në top 15-she. Natyrisht ajo nuk kishte të drejtë të provonte edhe një shans tjetër, por me rregullat e reja të “DSDS”, asaj iu janë hap dyert për të provuar edhe një herë fatin drejt realizimit të ëndrrës së saj.
Juna, deri më tash është prezantuar mjaftë mirë, dhe më kualifikimin e fundit dhe bashkë me shqiptaren tjetër nga Mitrovica Suzana Spahiu e njohur si “Chica Unique” janë pjesë e 30-të kandidatëve të cilët aktualisht po qëndrojnë në Tailandë.
“DSDS më ka fascinuar gjithmonë. Në 2008 isha pjesë e këtij spektakli dhe arrita deri në top 15-she”, ka thënë ajo.
Me bukurinë e saj, Juna iu ka bërë përshtypje jurisë se përse ajo ende është e pa dashuruar. “Një femër kaq e bukur sa ti dhe ende s’ka të dashur?”, e ka pyetur pop titani Dieter Bohlen.
“ Gjatë kësaj kohe para se gjithash kam qenë e koncentruar në punën time. Do të ishte mirë sikur të njihja dikën, por ende nuk e kam takuar personin e vërtet”, ka thënë ajo.
Për ata që e mbajnë mend, Juna në vitin 2010, më këngën “Më ndihmo të them lamtumirë” ishte pjesë e festivalit shqiptar “Top fest 7”, ndërkohë ajo ka qenë pjesë edhe e shumë koncerteve të mbajtura në Diasporë.
Kujtojmë se në këtë edicion shqiptarët nuk patën paraqitje të mirë, ku në dy raste u deshtë të ndërhyjë sigurimi për të larguar kandidatët nga skena, por kualifikimi i Junës dhe i Suzanes na jep shpresë se do të na përfaqësojnë denjësisht.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç















