Bota
Familjes i refuzohet vendimi për azil, qëndron nëntë muaj në aeroport
Familja e tij ishte pjesë e një minoriteti, të cilët janë përballur me shumë diskriminime për shkak të prejardhjes së tyre
Një familje ka qëndruar për 9 muaj në aeroportin e Koresë së Jugut, pasi i është refuzuar vendimi për azil.
Ata u larguan nga shteti i Angolas, pasi ishin persekutuar nga autoritetet për prejardhjen e tyre nga Kongo. Zyrtarët e emigrimit në aeroportin e Koresë së Jugut e refuzuan kërkesën e familjes për azil, pasi pretendonin se ata kanë arsye ekonomike.
Por, në një intervistë babai i familjes shprehu arsyet e largimit nga Angola. Ai punonte si taksist dhe gjatë punës ai kishte përplasur një makinë policie. Autoritetet e arrestuan dhe gjatë ditëve që ai ishte i izoluar, babai pretendon se ishte dhunuar nga policët. Gjithashtu ai tregon se një ditë përpara se të lirohej nga izolimi, oficerë policie ishin futur në shtëpinë e tij dhe i kishin përdhunuar bashkëshorten, shkruan Gazeta Express, përcjell Albinfo.ch.
Familja e tij ishte pjesë e një minoriteti, të cilët janë përballur me shumë diskriminime për shkak të prejardhjes së tyre.
Por, pas 9 muajsh vuajtjeje, Gjykata e lartë e Koresë i dha mundësinë familjes që të futet në territorin e tyre. Avokati i familjes shprehet se është normale për një familje që të ketë të drejtën e kërkimit të azilit.
Madje, ai e konsideroi vendimin e gjykatës si dhe historinë e vetë familjes si një shembull për të ndryshuar mendimin mbi azilkërkuesi
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














