Lajme
Ju do të duhet të paguani më shumë nga xhepi juaj për të blerë barna origjinale në vitin 2024
Nga 1 janari 2024 bashkëpagesa e pacientit do të rritet nga 10% në 40% kur blen një ilaç origjinal dhe jo një gjenerik. Përjashtimet janë të mundshme, por duhet të justifikohen dhe qëllimi i kësaj mase është ulja e kostove shëndetësore, sipas RTS.
Blerja e ilaçit gjenerik në vend të origjinalit nuk është zakon në Zvicër. Për të inkurajuar njerëzit që të favorizojnë versionet më të lira të ilaçeve, Këshilli Federal ka vendosur: nga 1 janari 2024, nëse nuk blini versionin gjenerik, paguani më shumë nga xhepi juaj.
Në praktikë, blerja e preparatit origjinal do të nënkuptojë një bashkëpagesë prej 40% pasi të arrihet zbritja e sigurimit, ndërsa duke zgjedhur ilaçin gjenerik, që përmban të njëjtin përbërës aktiv, kjo bashkëpagesë do të mbetet në masën 10%.
Një ndryshim potencialisht i madh
Merrni shembullin e një antibiotiku fiktiv. Origjinali kushton 50 franga, ndërsa gjeneriku, që përmban të njëjtin përbërës aktiv, shitet për 36 franga. Nëse pacienti blen ilaçin origjinal dhe i arrihet zbritja, do të duhet të paguajë 40% të këtyre 50 frangave, ose 20 franga, ndërsa sigurimi do të mbulojë 30 franga. Nga ana tjetër, nëse ai zgjedh gjenerikun me 36 franga, do të paguajë 10% bashkëpagesë, ose 3.60 franga, ndërsa sigurimi do të paguajë 32.40 franga. Me fjalë të tjera, nëse blini origjinalin, do t’ju duhet të nxirrni 16 franga më shumë nga xhepi, përcjell albinfo.ch.
Përjashtimet e mundshme
Christophe Berger, farmacist dhe president i shoqërisë së farmacive Vaud, ka thënë se megjithatë ka përjashtime. Jo të gjitha medikamentet kanë domosdoshmërisht ekuivalente gjenerike.
“Gjatë viteve të para të tregtimit të një medikamenti, ai është ende nën patentë. Megjithatë, gjeneriku është i disponueshëm në treg pasi origjinali të mos ketë më patentë. Pjesa prej 40% do të aplikohet vetëm nëse ekziston tashmë një gjenerik”, ka thënë ai.
Një përjashtim tjetër është se ilaçi gjenerik nuk është i përshtatshëm për pacientin për arsye mjekësore, për shembull për shkak të pranisë së alergeneve si laktoza.
“Mjeku dhe farmacistët kanë mundësinë të njoftojnë sigurimin për refuzimin e zëvendësimit. Mjeku e shënon edhe në recetë. Sigurimi duhet të respektojë më pas këtë justifikim dhe të mos zbatojë pjesën 40%”, ka shpjeguar tutje ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











