Lajme
Johnson e paralajmëron Putinin
Boris Johnson paralajmëroi Rusinë se Londra do të vendosë sanksione në rast se sulmon Ukrainën.
“Mendoj se është jetike që në Moskë ta kuptojnë se sanksionet tona do të aplikohen automatikisht në momentin kur do të sulmohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës. Unë e di se ky është edhe qëndrimi i aleatëve tanë amerikanë dhe ajo që shpresojmë është që të kthehet sa më parë në një qëndrim të përgjithshëm”, deklaroi Johnson.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskij, deklaroi se një konflikt ushtarak me Rusinë nuk do të përfshinte vetëm Ukrainën, por do të çonte në një luftë me gjithë Evropën.
“Do të ishte një tragjedi nëse ndaj vendit tonë do të kishte një përshkallëzim. Prandaj, po e them hapur se kjo nuk do të ishte vetëm një luftë mes Ukrainës dhe Rusisë. Do të ishte një luftë në shkallë evropiane, sepse askush nuk jep më copëza të territorit të tij”, tha Volodymyr Zelenskij, president i Ukrainës.
Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, me tone sfiduese kritikoi Perëndimin, duke e akuzuar se vazhdon të injorojë shqetësimet e Rusisë sa i takon sigurisë dhe po krijon një skenar që çon drejt luftës.
“Nuk po shohim një qëndrim të shëndetshëm ndaj 3 kërkesave tona: parandalimi i ekspansionit të NATO-s, heqja e armatimeve pranë kufijve të Rusisë dhe kthimin e komplekseve ushtarake të Aleancës në pozicionet e vitit 1997, kur u nënshkrua marrëveshja NATO-Rusi”, tha Putin.
Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa në kufirin ukrainas, duke bërë që Perëndimi të druhet për një pushtim të mundshëm.
Po të martën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kërkoi homologut rus, Sergei Lavrov, tërheqjen e trupave, nëse me të vërtetë Rusia nuk dëshiron luftë./Euronews
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











