Lajme
Joe Biden hyn në Shtëpinë e Bardhë si president i ri i SHBA-së
Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden hyri në Shtëpinë e Bardhë bashkë me bashkëshorten e tij, Jill.
Ndryshe nga sa kishte ndodhur në historinë e SHBA-së, presidenti i ri nuk është pritur nga ai në largim, kjo pasi Donald Trump zgjodhi që të mos ishte në ceremoninë e inaugurimit.
Joe Biden është zyrtarisht Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Demokrati Joe Biden u inaugurua dhe u betua këtë të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamla Harris po ashtu bëri betimin si zv. presidente, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë e historisë dhe shpresës”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pasi bëri betimin në platformën e Kongresit Amerikan.
78-vjeçari është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump, ndërsa Kongresi e miratoi fitoren e tij më 6 janar.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













