Koronavirusi: çast pas çasti
“Jo vaksinë, jo shërbim”, në Florida mbyllen baret e restorantet për të pavaksinuarit
“Patrons of Martha”, një restorant në Filadelfia, duket se e ka gjetur zgjidhjen për të mos lejuar përhapjen e Covidit në ambientet e saj, duke aplikuar politikën më të re: “Jo vaksinë, jo shërbim”.
Në hyrje të restorantit, menaxheri kërkon nga çdo klient pasaportën e vaksinimit, me kartën e identitetit, për të qenë të sigurt që janë vaksinuar dhe nuk përbëjnë rrezik për stafin, por edhe për klientët e tjerë.
Ky vendim që po ndiqet kudo edhe në Florida, kryesisht në bare restorante, si dhe klube nate, ka nxitur debat mes vendasve.
Eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, edhe një herë përsërit thirrjen për vaksinim, duke paralajmëruar jo vetëm një valë më të ashpër të pandemisë në vjeshtë, por edhe variante të reja, më të forta.
“Në qoftë se i jepni virusit mundësinë që të vazhdojë të ndryshojë, atëherë mund të infektohesh me një variant më të rëndë, që do të prekë jo vetëm të pavaksinuarit, por edhe të vaksinuarit. Ka pasur studime të qarta kohët e fundit që tregojnë se në qoftë se jeni me Covid, jeni të mbrojtur. Por kur variante të reja të pikasen, atëherë mund të riinfektoheni. Studimet e fundit tregojnë se në qoftë se infektoheni, shëroheni dhe merrni së paku një dozë vaksinë, jeni dyfish të mbrojtur. Vetëm të vaksinuar, do të jeni më të mbrojtur ndaj varianteve të reja. Kjo është arsyeja përse ne fuqimisht rekomandojmë vaksinën”, deklaroi Fauci.
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 100 mijë raste të reja ditore, këtë fundjavë, niveli më i lartë në 6 muajt e fundit. 400 vetë kanë humbur jetën në 24 orë, ndërsa shtrimet në spitale janë në nivelin më të lartë që nga muaji shkurt. Epiqendër e shpërthimit të virusit raportohet të jetë pikërisht Florida, me thuajse 40 mijë raste vetëm këtë fundjavë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












