Ukraina
Jill Biden, vizitë surprizë në Ukrainë
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka mbërritur sot në Ukrainë, ku është takuar me Zonjën e Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, shkruajnë mediat amerikane, përcjell albinfo.ch.
Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar, e cila u bë e ditur pas largimit të zonjës Biden nga vendi. Ajo u bë figura e fundit amerikane e profilit të lartë që hyn në Ukrainë gjatë konfliktit 10-javor me Rusinë.
Zonja e Parë amerikane e takoi para një shkolle zonjën Zelenska, duke e përqafuar atë dhe duke i dhuruar një buqetë me lule.
“Doja të vija në ditën e nënës”, i tha zonja Biden zonjës së parë të Ukrainës, duke iu referuar ditës që është një festë e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.
“Mendova se ishte e rëndësishme t’i përcillja popullit ukrainas mesazhin se kjo luftë brutale duhet të ndalet dhe se populli amerikan qëndron me popullin e Ukrainës”, tha zonja Biden.
Zonja e Parë shkoi në qytetin e Uzhhorodit, rreth 10 minuta me makinë nga një fshat sllovak në kufi me Ukrainën, ku qëndroi për rreth dy orë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili










