Bota
Jetë dhe punë: Ky është vendi i parë në botë
Për kontrast, SHBA renditej në vendin e 27, me 11% të punonjësve që punonin me orare të zgjatura
Nëse jeni i frustruar për shkak të balancës jetë profesionale – jetë personale, mund të merrni në konsideratë të transferoheni në Holandë.
Sipas indeksit Better Life Index (2019) të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), holandezët kanë tendencën të mos punojnë gjatë dhe t’u kushtojnë më shumë kohë aktiviteteve argëtuese, por edhe të flenë dhe të çlodhen.
Holanda renditet në vend të parë të klasifikimit, duke shënuar 9,5 pikë nga 10. Në vend të dytë, Italia, me 9,4 pikë, ndjekur nga Danimarka, me 9 pikë. Kolumbia dhe Meksika renditen në fund të klasifikimit me 40 vende, transmeton Monitor.
Vetëm 0,4% e punonjësve në Holandë punonin “më shumë” se 50 orë në javë, gjithsesi kjo është ndër normat më të ulëta të të gjithë vendeve të marrë në analizë, përcjell albinfo.ch.
Mesatarja e OECD është 11% e punonjësve që punojnë me orare të zgjatura.
Dhjetë vendet e para të Indeksit të OECD ishin evropiane. Për kontrast, SHBA renditej në vendin e 27, me 11% të punonjësve që punonin me orare të zgjatura.
Raporti thekson që familjet gjithnjë e më shumë po preken nga dinamikat e këqija jetë profesionale – jetë personale, duke këshilluar qeveritë që të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi, duke nxitur politika më të mira mbështetjeje dhe fleksibël.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















