Lajme

Jeta e dyfishtë e skorpionit Milorad Momiç

Milorad Momiç, i akuzuar si kriminel lufte, e ka bërë një jetë në Francë duke u shndërruar në personin Guy Monier

Që nga Ballkani e deri në rajonin francez të Lyon-it, e përditshmja franceze «L’Express» ka rikonstruar zhvillimet e këtij ish polici 47-vjeçar serb, i filmuar në vitin 1995 në vendin e një masakre.

Blerina e gjelbër e fushave lioneze, atij ia përkujtojnë rrafshin e pafund të Sllavonisë së tij të lindjes në Kroaci, mu në kufirin me Serbinë. Tashmë dhjetë vite, Milorad Momiç, aktualisht i akuzuar për krime të luftës në gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, ishte shndërruar në një person tjetër. Askush nuk e dinte të kaluarën e tij, ndërsa gjatë fundjavës shkonte për të peshkuar me «Golf»-in e tij ngjyrë të bardhë në pellgun e lumit Fallavier. Në kthim e sipër, ai ndalej për një gotë në restorantin në La Verpillière (Isère). 

Ish anëtar i milicëve serbë «Scorpion», një organizatë kriminele serbe prej 250 personave, jo më pak të ashpër se «Tigrat e Arkanit», jetonte në qendër të fshatit, në adresën «rue du Midi, 24», në një banesë të vogël në katin e fundit të një ndërtese të vjetër. Pasi bashkëshortja e tij Marie-Pascale, ishte larguar nga ai, Miloradi bënte një jetë të vetmuar me kanarinën e tij dhe një televizor. Në moshën 47-vjeçare, pasioni i tij ishte vetëm për emisionet e udhëpërshkrimeve dhe dokumentarët me shtazë.

Ai e kishte ndryshuar vendin, kombësinë dhe emrin. Një ditë pranvere, Milorad Momiç u shndërrua në Guy Monier. I natyralizuar në vitin 2006, veterani i luftës jugosllave, konform ligjit francez, kishte shpresuar të ndryshojë identitetin. Më 10 prill 2007, një dekret i botuar në Gazetën Zyrtare franceze, i mundësoi atij që të bëhej një person i ri, duke mbuluar historinë e tij të errët. 

Momiç apo Monier, në La Verpilliere ishte njësoj apo diçka e ngjashme. Një person në vete dhe punëtor. Një burrë i hijshëm. «Këtu, të gjithë e thërrisnin Micky», rrëfen Victor Mauricio, pronari i restorantit, i cili e kishte hetuar vizitën e tij në restorant nga fillimi i vitit 2000, të shoqëruar nga miku i tij Dragan, një garazhist i fshatit. «Një burrë vërtetë i këndshëm, përpos pamjes së tij fizike mbresëlënëse», shton Rémy Petin, ish deputet në komunë. Dimrin e kaluar, Momiç-Monier e kishte viztuar atë gjatë fundjavës, për punë të ngjyrosjes.

Jeta e tij e dytë përfundoi në të gdhirë të 31 janarit të këtij viti. Policia e Bourgoin-Jallieu e mori me vete në afërsi të një kantieri në Lyon. Guy Monier, nuk u shqetësua aspak, njësoj si sozi i tij Milorad Momiç, kur ai i shoqëronte fëmijët boshnjakë në rrugën e vdekjes, duke përtypur çamçakëzin. Atë ditë të 17 korrikut  1995, dielli shndërriste në fytyrat e njerëzve të veshur me uniforma të zeza. Ngjarja zhvillohej në fshatin Tërnovo (Bosnjë e Hercegovinë), me rastin e pushkatimit të disa të rinjve boshnjakë të moshës së mitur, në një incizim jo të mirë nga kamera. Me çamçakëzin e tij në gojë, me flokë të shkurtuara, Momiçi nuk bie në sy.

Një i burgosur, me xhaketën e djersitur njolla-njolla është djaloshi Safet Fejziç. Ai nuk ka më shumë se 16 vite. Dy nga shokët e tij janë të moshës 17-vjeçare. Ata kishin tentuar të arratisen nga ferri i Srebrenicës, që kishte rënë në duar të shefit të militarëve serbë të Bosnjes, Ratko Mlladiç. Por, fati nuk ishte në anën e tyre, pasi ata tani gjendeshin të shtrirë përtokë me fytyrë të kthyer nga toka dhe në pritje të pushkatimit. Për një çast, u dëgjua përgatitja e kallshnjikovit për të shtënë. «Shikoni, njëri i mbushi pantallonat», qeshet njëri nga «Skorpionët». Një tjetër i pyet fëmijët nëse kanë bërë ndonjëherë dashuri me ndonjë femër. «Jo zotëri», përgjigjet Safeti, duke u dridhur. «Pra, asnjëherë nuk do ta kesh këtë mundësi».

Në versionin e tij integral, filmi zgjatë afro dy orë. Në fund dëgjohet stuhia e të shtënave në afërsi të pyllit në Tërnovë. Gjashtë boshnjakët e mitur vriten, njëri pas tjetrit, në shpinë, nga një distancë e afërt. Në kasetë, mund të identifikohen disa nga ata që kishin shtënë, por jo edhe Momiçi. Në asnjë moment ai nuk shihet duke hapur zjarr. 

Pas luftës, koha dhe harresa do ta varrosin kujtimin e kasaphanes së Tërnovës. Bashkëpunëtorët e Momiçit do të vazhdojnë të mbjellin terror në Kosovë deri në vitin  1999, në Kosovë.

Kushëriri i Momiçit, Dujko Kosanoviç, është gjithashtu anëtar i bandës së tij. Me kamerën e tij, ai kishte shprehi të incizojë të bëmat e regjimentit serb, para kasaphanes. Por, Momiçi i takon një rangu më të lartë. Ai është një shok i fëmijërisë i Sllobodan Mediçit, shefi i trupave, njëherit edhe truproje i Momiçit, i njohur me nofkën «bariu». 

Një zonjë me trup të vogël e me flokë ngjyrë gështenje, me emrin Natasha Kandiç, do të hedhë në shesh skandalin. Ajo është 65-vjeçare dhe është drejtore e organizatës serbe për të drejtat e njeriut, njëherit avokate e palodhur e viktimave të Srebrenicës. Në zyrën e saj në Beograd, ajo pi çaj të gjelbër dhe rishikon DVD-në e krimit, duke e njohur çdo detaj. «Në një vend ku refuzohet të besohet në gjenocid, kjo kasetë ishte si një granëtë dore e vërtetë», deklaron ajo me një zë pëshpëritës. Në dimrin e vitit 2003, Natasha Kandiç ishte njoftuar me Goran Stopariçin, një «Skorpion» i penduar. Ajo e fshehi për javë të tëra në shtëpinë e saj, në Beograd, duke e pranuar në besim. Por, Kandiç filloi të pranojë kërcënime me vdekje, nga bashkëluftëtarët e Stopariçit. 

Stopariçi nuk ngurroi t’i rrëfejë asaj për krimin e Tërnovës, ekzistimin e dhjetëra kasetave të filmit dhe zemërimin e Mediçit, shefit të «Skorpionëve», etj. «Të gjitha kasetat ishin shkatërruar, përpos njërës», kishte deklaruar Stopariç. Dhe pas shumë pyetjeve të parashtruara nga Natasha, ai kishte zbuluar se kaseta gjendej te Dujko Kosanoviçi. Pas negociatave me të, Dujko pranon që të emetohet kaseta, por vetëm pas largimit të tij jashtë bendit. 

Më 1 qershor 2005, gjithçka doli në shesh. Kaseta u emetua me rastin e procesit të Sllobodan Milosheviçit, në Hagë, dhe të nesërmen, nëpër tërë Serbinë në kanalin televiziv «B 92», duke shkaktuar një rrëmijë të vërtetë. Pas kësaj, ghashtë nga «Skorpionët» u arrestuan, por njëri mungonte.

Sipas një koincidence të pabesueshme, vendimi i procesit për krime lufte do të sillej më 10 prill 2007, dutën e njëjtë kur Momiç e fiton të drejtën që të quhet Guy Monier. Në Beograd, të dyshuarit u dënuan me pesë deri njëzet vite burg. Gjatë seancës gjyqësore, njëri nga vrasësit kishte deklaruar se Momiçi nuk shihet duke shtënë mbi viktimat, pasi kushëriri i tij i kishte fshirë disa fragmente të kasetës para se t’ia dorëzojë ate Natasha Kandiçit. Ishte ky një pohim kontroverz për ekspertët e Gjykatës së Hagës, të cilët kasetën e definuan si «origjinale dhe pa montime».

Në vjeshtë të vitit 2002, Momiçi u martua me Marie-Pascale, një zeshkane llafazane dhe katër bite më e vjetër dhe ish bashkëshorte e një funksionari të policisë kufitare (PAF). «Ai çmendej pas saj, e donte shumë», rrëfen Pascale, miku i Draganit. Duke i falënderuar kësaj martese, Momiçi e fiton shtetësinë franceze më 1 dhjetor 2006. Por ëndrra e tyre zgjati vetëm një vit, pasi Marie-Pascale largohet nga jeta e tij deri në arrestimin e tij. Të nesërmen ajo i lajmërohet avokatit të tij për t‘i thënë se «Miloradi ishte një njeri i mirë, shumë i dashur dhe gjentil».

Gjatë tërë këtyre viteve, drejtësia serbe më kot ishte munduar të kërkojë Momiçin në qytetin e tij në Shid. Nga ana e tyre, autoritetet franceze aspak nuk u turpëruan që të arrestojnë kriminelin e kërkuar, edhe pse ai nuk ishte objekt i ndonjë urdhërarresti ndërkombëtar. Ishte një kontroll rrugor rutinor, më 29 prill 2010, i cili do ti jap fund paraqitjes së tij jo duskrete. Atë ditë, një boshnjak pa leje qëndrim të rregulluar në Francë, iu besua poliicsë franceze në Crémieu (Isère) se një kriminel i luftës fshihet në rajon. «Futuni në Youtube, shtypeni ‘Momiç’, ‘Scorpions’ dhe do të bindeni». Policia veproi ashtu siç tha boshnjaku dhe kësaj radhe, Interpoli i dha karton të kuq Guy Monier, ish Milorad Momiçit. U deshën edhe disa përmbushje të formaliteteve juridike e diplomatike me Serbinë derisa nuk u dha drita jeshile për arrestimin e tij.

Në një perfieri të Shidit, atë ditë të ftohtë marsi 2011, një plak i ushqente pulat e tij, pas një shtëpie të errët. Zhivko Momiç është babai i Miloradit dhe jeton këtu, vendbanimi i fundit i njohur i birit të tij, në Serbi. Ai nuk flet, por ecë drejt dhe me një pamje krenare, ndërsa sytë e tij janë si dy shtiza. «Jeni ju francezët që e burgosët. Ju ishit ata të cilët i zbuluat gjërat», thotë ai duke e ngritur zërin ndaj gazetarëve francezë.

Më 24 mars të këtij viti, Gjykata e Grenoble në Francë, kishte miratuar urdhrin për ekstradimin e tij për në Serbi. Në Beograd, atë e pret Gjykata e posaçme për krime lufte. Nga burgu i Villefranche-sur-Saône (Rhône), ish «skorpioni» deklaron me bindje se ai ishte vetëm një ushtar i thjeshtë. Si duket, Guy Monier nuk ka dashur ta njohë asnjëherë Milorad Momiçin.  

Rasti i Guy Monier, shteas francez me origjinë kroate, i akuzar nga Serbia për krime të kryera në Bosnje e Hercegovinë, është një rast kashtzakonisht i vësjtirë. Franca, zakonisht nuk i ekstradon qytetarët e saj. Por, Gjykata e Apelit e Grenoble vlerëson se krimineli serb nuk e ka pasur shtetësinë franceze gjatë krumeve të kryera. Dosjen e tij do ta shqyrtojë Ministria e Punëve të Jashtme në Quai d’Orsay, e cila do të vulosë fatin e tij rreth ekstradimit të tij për në Beograd. Rasti do të mund të marrë pak më tepër kohë se sa është paraparë. Ai akuzohet se ka terrorizuar fhsatin e tij të lindjes ne Berak, në vitin 1991.  Kronologjia

Janar 1964. Datëlindja e Milorad Momiç në Berak (Kroaci).Qershor 1991. Fillimi i luftës në Jugosllavi, në Slloveni dhe në Kroaci.Korrik 1995. Masakër e 8000 boshnjakëve nga trupat serbe. Në kuadër të Njësisë speciale të «Skorpionëve», Momiçi merr pjesë në kasaphanen e Tërnovës.Nëntor 2002. Martesa e Milorad Momiçit, në Francë, me Marie-Pascale B.Dhjetor 2006. Natyralizmi i Milorad Momiçit.Prill 2007. Milorad Momiçi shndërrohet në Guy Monier.Janar 2011. Arrestimi i Guy Monier, në La Verpillière (Isère).Mars 2011. Lejohet ekstradimi i tij për në Serbi.