Bota
Jerusalemi, qyteti më i ‘nxehtë’ për turistët në botë
Rezultatet e kërkimit të Euromonitor janë fryt i një përpjekje të vazhdueshme për ta bërë qytetin sa më atraktiv dhe turistik
Raporti i Euromonitor International “100 destinacionet më të mira të vitit 2018” e cilësoi Jerusalemin “hottest cities for travelers in the world” (qyteti më i ‘nxehtë’ për turistët në botë).
Në vitet e fundit qyteti ka parë një transformim të madh, gjë që e ka çuar drejt një rinovimi urban dhe një hapi të rëndësishëm drejt modernitetit.
Jerusalemi nuk është më vetëm Qyteti i Shenjtë, djep i feve të mëdha, por edhe një destinacion i mrekullueshëm për turistët që vizitojnë vendet e shenjta të qytetit të vjetër, transmeton ‘monitor’.
Jashtë mureve të qytetit të vjetër, është një qytet tjetër, me lokale trendi, në qendër dhe në zonën për këmbësorë Ben Yehuda dhe të Giaffa Street, tarraca panoramike me pamje nga qyteti i vjetër, rooftop bar me DJ që luajnë muzikë deri natën vonë, dyqane veshjesh nga stilistë izraelitë dhe galeri të artit modern në Ein Karem. Kurse në zonën në perëndim të qytetit, gjeni hotele të lirë dhe luksozë, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet e kërkimit të Euromonitor janë fryt i një përpjekje të vazhdueshme për ta bërë qytetin sa më atraktiv dhe turistik. Në vitet e fundit, janë vënë në funksion disa shërbime të reja, që e kanë bërë Jerusalemin më praktik, me synimin për të arritur të njëjtin nivel të qyteteve të tjera të mëdha në botë, përcjell albinfo.ch.
Ndër këto është JLM City Pass, një kartë që e bën më praktik shëtitjen dhe lëvizjen në qytet dhe ju jep akses falas apo me ulje çmimi në atraksionet kryesore; apo linja e re hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh Jerusalemin me Tel Avivin në 20 minuta. Kjo do të thotë që, kur të mbërrini në aeroportin ndërkombëtar “Ben-Gurion”, mund të shkoni në Jerusalem lehtësisht.
Në bazë të të dhënave të fundit të Central Bureau of Statistics të Izraelit, në fillim të vitit 2018 Izraeli ka pritur 3.787.800 turistë nga e gjithë bota, me një rritje +14% krahasuar me vitin e mëparshëm. Sipas raportit, kjo shifër pritet të arrijë në 38% në fund të vitit, në 4,8 milionë turistë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











